Faktorët e rrezikut të kancerit në gji

E Martë, 07 Prill 2009
7 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mammographyGratë e moshuara kryejnë mamograme të përvitëshme për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analize, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t’u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji.Krahas mamografive të përvitëshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në në të ardhmen.

Shkencëtarët e qëndrës kërkimore Pacific  në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale  mjekët mund  të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri në gji. Ndersa lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë nga kancerit në gji, është i mundshëm.

Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet të diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose jo për t’u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra me gjasa për tu prekur
mund të fillojnë të interesohen për të kërkuar ndihmë.

Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoholike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve.

7 responses to “Faktorët e rrezikut të kancerit në gji”

  1. brruneta rizvanolli says:

    u interesova qe te di nese jan shkaktar fibroma dhe cistat ne gji.un kam qe te du a e mos jan kto shkaktare qe te me formohet kanceri jam 43 vjeq

  2. vjollca says:

    jam nje vajze nga Maqedonia ju kisha lutur te me pergjigjeni sakte ne pyetjen time.Para 3 viteve verejta nje kokerr ne gjirin e djathte dhe shkova te mjeku me tha se ke tumor pastaj shkova urgjent ne shkup bera biopsin dhe testet laboratorike isha 21 vjece dhe mjeku pas biposis mtha se ke fibroadenom u bera operacion edhe e largova pas analizave lloji tumorit ishte fiboroadenoma pericanucleara- qe mjeket mthan se eshte tumor beninj i tipit te mire.Tash ju kisha lutur une juve te me tregoni se a ka mundesi te me paraqitet prap ky tumor dhe a ka mundesi te ndrrohet struktura e ketij tumori pra nga tu-beninj te kaloj ne malinj.Ju flm shum me respekt vjollca

  3. BEDRIJE says:

    PERSHENDETJE JAM NGA PRISHTINA
    KAM NJE PYTJE NANEN E KAM 58 VJEQARE NJE LINDJE KA PAS NE MOSHEN 24 VJEQARE DHE NJE LINDJE TJETER NE MOSHEN 42 VJEQARE DHE PAS LINDJES SE DYT MENIHER OSHT OPERU DHE KA HEK MITREN KA PAS TOMOR TASH PARA 3 MUJVE KA PAS DHIMN NGJI DHE KA BO MEMOGRAFON NE ULTRAZA IKA DAL NE GJI NJE CIST 9MM GJAT TRE MUJVE DY APO TRE HER KA PAS DHIMT MA SHUM JO NE ANALIZ MJEKU I KA SHKRU PREFEROHET TEBEHET OPRIMI DHE THEKET PO R MJEKET METHAN QE NESE DON LETE HEK NESE ZDON LETE LEN PO PERDOR VITAMIN E DIETPHARM JU LUTEM KINI NDONJE PERGJIGJJE NFAMILJE SKA PAS TSMUR NGA KJO SMUNDJE

  4. Linda says:

    Para 4 muajve kam bërë ultrazërin e gjinjëve për arsye se nënsqetull më janë lajmëruar si gjëndrra (të skuqura në formë të puçrrave)dhe të manifestuara me dhimbje jo të mëdha, me konsultimin e mjekut më është preferuar edhe mamografia të cilën e kam bërë, mamografia e ka vërtetuar ultrazërin e gjinjëve ku janë paraqitur disa cista ujore dhe një pllakë dhjamore (në të dy gjinjët).
    Para një muaji e kam pasë kontrollën e dytë te mjekja ime ku e kam përsëritë ultrazërin e gjinjëve – ndryshime në madhësinë e cistave nuk kam pasë, por tani nga një herë kam një lloj dhimbjeje të cilën nuk mund ta përshkruaj – nuk është dhimbje e madhe mirëpo si të them sa të më përkujtoj që cistat ekzistojnë!!!
    Terapia të cilën ma ka preferuar mjekja ime është: Vitamin E, Vitamin C dhe ndonjëherë Vitaminën B6.
    Në rast të paraqitjës së gjëndrrave nënsqetull mjekja më ka thënë që të përdori antibiotikun Palitrex (cefalexin)500 mg.
    Tani kam përshtypjen se gjëndrat nën sqetull më lajmërohen më shpesh se sa kur nuk jamë vizituar te mjeku!
    Në familje asnjë person i gjinisë femërore nuk ka vuajtur nga sëmundja e kancerit në gji.
    Jam 38 vjeçe dhe jamë nënë e dy fëmijëve.
    Lus mjekun nëse është në gjendje të më tregoj dhe sqaroj se sa janë gjasat që nga cistat ujore të kalojnë në kancer.

  5. ami says:

    me dhemb njeri goks dhe me mere pjesen e sqetulles nuk e di cfare ehste

  6. diana says:

    pershendejtje kam dhimt ne gjinin e djatht dhe ndodh kur te bi dhe kur punoj diq me dhemb nese bon qa muna me pas apo te mjeku sjam kan

  7. merita says:

    pershendetje dhe nga un jam nje vajze 28vjeqare kam ni hall te madh qe nje vit kam dhembje ne gji kam bar kontrolla pasi vrej dhe nje kokerr te vogel ne gji por mjeket me than se nukasgje shqetsuse tani ma jam martuar kam ni abort po ajo qe me shqetson ma se shumti esht se edhe burri qe disa muaj ndjen dhimbje ne gjoks a esht e mundur qe ai ta ket marr ket semundje nga un ju kisha lutur te me pergjigjeni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2009
M T W T F S S
« Mar   May »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930