Atentat apo vrasje e rëndomtë?

E Hënë , 14 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 14 tetor 1927 – Vdes Ceno bej Kryeziu, 32 vjeç, figurë e debatueshme politike, lindur në Gjakovë në një familje nga më të pasurat. Më 1912, gjatë Luftës Ballkanike, ai udhëhoqi forcat shqiptare kundër trupave të Malit te Zi; dhe shërbeu si nënprefekt i Krumës dhe komandant i forcave të kufirit në zone deri më 1914. Pastaj luftoi kundër austro-hungarezëve dhe kapet rob.

Kryeziu ishte i ri, i pashëm, i arsimuar, i pasur. Më 1922, ai martohet me Nafijen, princeshë e ardhëshme,  motër e Ahmet Zogut, mbreti i ardhshëm. Çifti Kryeziu pati një fëmijë, djalë, Tati (Esad) Kryeziun – princi i ardhshëm i Kosovës, kur daja i tij u bë mbret. Ceno bej Kryeziu shërbeu edhe si kryeashkiak i Gjakovës. Eshtë thënë se ishte filo-jugosllav, por Kryeziu interesohej për kufinj të hapur për qarkullim të lirë mallrash midis dy vendeve – ai ishte edhe tregtar.

Në qershor 1924, Ceno bej ndihmoi Zogun të ikte në Jugosllavi. Në dhjetor të atij viti, trupat e tij përleshen me ato të Bajram bej Currit, dhe i ndjekin ato derisa Curri vritet, në mars të vitit tjetër – disa thonë se Bajram Curri u vetëvra, por anti-zogistët e paraqitën si vrajse për të nxitur më tej urrejtjen ndaj Zogut (Jason Tomes).

Në janar 1925, Ahmet Zogu bëhet president dhe nga prilli në korrik, Kryeziu shërben si ministër i Brendshëm; për këtë post ai heq dorë nga nënshtetësia jugosllave; për këtë post ai mbahet mend për perndjekjen e atyre që përkrahën “revolucionin demokratik borgjez” të 1924s; gjithashtu, largimi i papritur pas disa muajsh nga ky post krijon dyshimet e para se midis tij dhe Zogut kishin lindur mosmarrëveshje. Kryeziu ikën në Paris, në dukje i vetë-mërguar.

Me ndërhyrjen e nënës së Zogut, ai thirret në Tiranë dhe më 1926 caktohet ambasador i Shqiperise në Beograd – ishte kjo periudhë që zgjoi dyshimet se Kryeziu po komplotonte me jugosllavët kundër Zogut, ndërsa ky kishte filluar të forconte lidhjet me Italinë. Por në korrik 1927, krahas detyrës që mbante, Kryeziu u caktua ambasador në Çekoslovaki.

Në tetor ai shkon në Pragë, ku pritet nga presidenti Thomas Masarik në paraqitjen e letrave kredenciale. Pak ditë më vonë, ambasadori Ceno bej Kryeziu vritet në një kafene të Pragës. Eshtë spekulluar se vrasësi ishte një agjent Zogut, por është fakt se që nga ajo ditë e derisa vdiq, Ahmet Zogu u kujdes për djalin e Kryeziut, Tatin, si për birin e vet, Lekën. Vrasësi i Ceno Bej Kryeziut ishte një student shqiptar – ai u arrestua në vendin ngjarjes, në Pragë, dhe vdiq po në Pragë, i vrarë nga një tjetër person në sallën e gjyqit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031