Hasluck – një mike skoceze e shqiptarëve

E Premte , 18 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

18 tetor 1948 – Vdes në Dublin të Irlandës, Margaret Hardin Hasluck, skocezja tepër e interesuar në çështjet shqiptare – ajo ishte gjeografe gjuhëtare, arkeologe, etnografe, mbledhëse folklori, studiuese dhe epigrafe (interpretuese e mbishkrimeve të lashta).

Në vitin, 1911, Margaret përfundon Kembrixhin, por pa diplomë – deri në vitin 1948, nga ky universitet diplomoheshin vetëm meshkuj. Pasioni i saj ishin kulturat e lashtësisë. Dhe shkon në Athinë ku regjistrohet në Shkollën britanike, ndërsa merret edhe me kërkime. Aty gjithashtu njihet me studiuesin Frederik William Hasluck, që do të bëhej shok, bashkëshort dhe koleg i saj. Frederiku, nën/drejtor i Shkollës Britanike në Athinë, ishte edhe arkeolog. Në vitin 1920, ai vdes, duke lënë pas shumë punime të papërfunduara.

Margaret shpërngulet në Angli ku merret me redaktimin e këtyre dorëshkrimeve, dhe i boton nën emrin Margaret Hasluck. Pas kësaj, aty nga mesi i viteve 1920, Margaret udhëton nëpër Ballkan, duke u marë me studime antropologjike. Në Shqipëri, ajo ndërton shtëpinë e saj në Elbasan, ku jetoi për 13 vjet, duke u bërë një legjendë mes shqiptarëve të kohës. Margaret botoi artikuj të shumtë, përfshirë edhe gramatikën e parë anglisht-shqip, si dhe një libër leximi.

Për shkak të punës së saj për zbulimin britanik në Luftën e Parë Botërore, Hasluck u detyrua të largohej nga Shqipëria për në Athinë, kur italianët pushtuan vendin në vitin 1939. Dhe kur Athina u bë e pasigurt, ajo u shpërngul në Stamboll, nga ku herë-here shihet në rolin e këshilltares për qeverinë britanike në lidhje me çështjet shqiptare. Më vonë ajo vendoset në Kajro.

Në vitin 1945, Margaret Hasluck diagnostikohet me leuçemi; dhe tërhiqet për kurim në Dublin, ku vdiq më 1948. Haskuck  la pas të papërfunduar edhe një vepër mbi kulturën, folklorin, gjuhën e zakonet shqiptare – nga rreth 16  kapituj që kishte planifikuar, vetëm 4 a 5 mundi të përfundojë. Në vitin 1945 ajo thoshte se kishte nevojë për ndihmën e Lef Nosit, miku i saj i ngushtë gjatë periudhës në Elbasan, njohuritë e të cilit duket se i vlerësonte jashtzakonisht.

Madje tregojnë se më 1945, kur Nosi u arrestua nga komunistët në pushtet në Shqipëri, Margaret Hasluck i dërgoi një letër personalisht Enver Hoxhës ku i lutej që t’a lironte Lef Nosin në mos për gjë tjetër, të paktën për njohuritë dhe kontributin e tij në kulturën dhe kauzën shqiptare – dhe Hoxha iu përgjigj, tërthorazi, me pushkatimin e Nosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031