Nënë Tereza shpirt-tendosur

E Shtunë , 19 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

19 Tetor 2003 – Nënë Tereza lumturohet në Romë nga Papa Gjon Pali II. “Jeta e saj në shërbim të të varfërve ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin të njëjtën rrugë. Dëshmia dhe mesazhi i saj përputhen me ato të çdo feje si shenjë se “Zoti vijon ta dojë botën “, tha Papa në ceremoninë madhështore në sheshin Shën Pjetri në Romë më 2003. Historianë thonë se në qoftë se Nënë Tereza do kishte jetuar në shekujt e mëparshëm, Kisha mund t’a kishte shpallur shenjtore që në funeralin e saj. Por tani, shenjtërimi zyrtar është më i komplikuar. Shumë besojnë se Nene Tereza, e cila sa ishte gjallë arriti të ngrihej mbi politikat kohës, e konsideruar prej kohësh si “shenjtorje e të varfërve”, do të mundet t’i kapërcejë dhe pengesat burokratike që vonojnë shenjtërimin e saj zyrtar.

Historia e jetës së Nënë Terezës është vërtetë frymëzuese sepse nëse jo frymëzimi prej saj, çfarë e tërhiqte lebrozin e pashpresë të Kalkutës të ngrihej nga trotuaret e vdekjes, apo në të kundërtën, të kalonte pragun e jetës pa iu ndarë buzëqeshja?

Gjerësia e zemrës nuk kishte kufi. Me veprimtari plot përkushtim si murgeshë e përkorë, ajo arriti të quhej “Nëna e Nënave”. Shpesh citohej të thoshte se titulli “Nënë” ishte nderi më i madh që i ishte bërë ndonjëherë. Të tjerë thonë se çmimi Nobel ishte nderi më i madh. Nënë Tereza ishte aq modeste sa edhe këtë çmim e priti me rezervë, por në fund e pranoi vetëm nëse e lejonin ta merrte në emrin e “të varfrit më të varfër”.

“Zoti nuk kërkon prej nesh sukses por vetëm përpjekje”, thoshte ajo, duke komunikuar urtësinë se vetëm Zoti është i përsosur, por kjo nuk do të thotë që njeriu të mos përpiqet. Debatet bëhen për një bust këtu apo një kishë atje – në hyrje, në dalje a në qendër të qytetit – një shesh, një rrugë, një park me emrin e saj, një rivarrim në vend tjetër.

Debate ndizen edhe për t’a monopolizuar, apo se kush ka të drejtë t’a nderojë e kush jo. Pas një jete pune për afrim e pajtim, ajo do të çuditej e zhgënjehej nga debate të tilla, si atëhere (vitet ’60) kur me ankth priste në një konvent të Romës për telefonatën që nuk erdhi kurrë, për një vizë nga ambasada e një shteti (shqiptar) që nuk e lejoi të takonte nënën e saj plakë. Debatet  – kush e do më shumë, kush e ka më afër, cilin popull ndihmoi më shumë a më pak – janë jo vetëm për të qeshur, por largojnë edhe vëmendjen nga misioni i saj, ndihma për më të varfërit kudo në botë, në vendin që vetë zgjodhi e në trojet prej nga erdhi, ku jetimë e të varfër nuk ka pak.

A është Nënë Tereza shenjtore? Shumë thonë “de-facto, po!”. Por ata që e vendosin në qendër të vorbullës së debateve pa mirëkuptim, sikur duan ta mbajnë lidhur në tokë, ndërsa shpirti i saj – pa moshë, pa kombësi – stërgjatet, tejzgjatet, tendoset në qiell drejt pragut të portës së shenjtërimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031