Mehmet Rojniku – Themelues i derës së Qyprillinjëve

E Enjte , 31 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mehmed Kopruli31 tetor 1661 – Vdiq në Edirne të Turqisë,  Mehmet Pashë Koprulu ose Qyprilliu –  i njohur edhe si Mehmed Pashë Rojniku, lindur me1575 në Roshnik të Beratit. Ai ishte themeluesi i dinastisë shqiptare Qyprilli të krye-vezirëve osmanë –  që i dha perandorisë ushtarakë e burra-shteti gjatë gjysmës së fundit të shekullit të 17-të.

Mehmet Qyprilliu ndihmoi në rimëkëmbjen e fuqisë së perandorisë, dhe shtimin e autoritetit të saj, duke çrrënjosur korrupsionit dhe riorganizuar ushtrinë. Ai gjithashtu zgjeroi kufijtë e perandorisë osmane, duke zmbrapsur kozakët,  hungarezët e venedikasit; themeloi Derën e Qyprillinjve të Rumelisë (Veles i sotëm në Maqedoni).

Mehmet Qyprilliu hyri në shërbim të sulltanit që kur ishte adoleshent, duke e filluar karrierën si shërbëtor oborri, u dërgua në shkollë ushtarake, morri gradë ushtarake, shërbeu në provinca të ndryshme të perandorisë osmane; fillimisht në rajonin Kopru afër Anadollit, nga mori edhe mbiemrin Koprulu që do të thotë “nga Kopru”.

Mehmeti u ngarkua me detyra të rëndësishme policore e ushtarake derisa u ngrit në rangun e Pashait. Gjatë viteve, Mehmet Qyprilliu krijoi miqësi të shumta në oborrin e sulltanit. Në vitin 1656 situata politike në Perandorinë Osmane ishte shumë kritike; Sulltani e thirri në Stamboll dhe e caktoi Kryevezir  a Vezir i Madh (Kryeministër) – ai ishte 80 vjeç kur mori këtë detyrë.

Historianët thonë se para se të vdiste në moshën 86 vjeçare, Mehmet Qyprilliu i dha  sulltanit disa këshilla si për shmebull: kurrë të mos emërojë një ministër që është shumë i pasur. Koprulu vdiq më 31 tetor 1661. Ai la pas një aparat të fortë administrativ, dhe një Perandori Osmane të fuqishme nga ana ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij,  kufijtë e perandorisë osmane u shtynë deri afër Austrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2013
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031