Othello i Shekspirit dhe Noli

E Premte , 01 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Othello_Noli1604 – Tragjedia Othello nga William Shekspir shfaqet për herë të parë në pallatin Whitehall në Londër. Në vitin 1915, Fan Stilian Noli vendosi t’ a shqiperojë kete tragjedi. Me poshte pjese nga perkthimi i tij:

“Tragjedia e Othello’s arapit te Venetikut / William Shakespeare; e ktheu At Fan S. Noli (136 faqe).

Këtë përkthim, ia kushtoj trupës së teatrit Sffi Herbert TREE Beerbohm, loja e të cilëve më dha shtysë për përkthimin e kesaj kryevepre boterore në gjuhën e lashtë të ilirëve.

Parëthënie
Po u jap Shqiptareve nje kryevepre shakespeariane ne gjuhe te tyre. Jam munduar pese muaj qe t’ a shqiperonj dhe dy muaj te tjere qe t’ a limonj e t’ i jap formen e funtme. Kendonjesit do te gjykojne ne e ktheva mire. Une mburrem vetem qe munda t’ a kthenj.
Boston, Mass.,
18 Gusht, 1915.
F. S. Noli.
****
fq.134
OTHELLUA
Eja, bej be, genje dhe shko ne funt te dheut; Se, nga qe dukesh posi engjell, nofta djajte Te kene frike te te kapin; bej pra bë
Qe je e ndershme dhe mallkohu per dy here.
DESDEMONA
Jam, e di vete Zoti.
‘ OTHELLUA
Po Zoti di qe je e pabese si Sketerra.
DESDEMONA
Per cilin, Zot ? Me cilin ? Si jam e pabese ?
OTHELLUA
Ah, Desdemone!—ike! ike! ike!
DESDEMONA
O dit’ e zeze!—Thua-me pse qan ?
Mos jam, Zot, une shkaku i ketyre lotve ? Osë ne qofte se kujtoni qe im-âte
Ka shkelur kembe te te heqin se ketejmi, Mos m’a hith mua fajin; ne e humbe ti,
Ε humba edhë une.
OTHELLUA
Te kish dhene Zoti Te me çprovonte me mjerime, te me binin
Si bresher permi koke turpe dhe semundje, Te mbytesha ne zi e vojtje gjer me buze, Dhe rop te binja un’ e shpresa im’ e funtme, Do kisha gjetur ne nje çip te shpirtit tim Nje pikeze durim. Po, oh ! i mjeri une,
Te behem gazi dhe perqeshj’ e tere botes,
Te me rrefejne kur te shkonj kudo me gisht!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2013
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930