William Blake dhe “Bijat e Albionit”

E Enjte , 28 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

William BlakeMë 28 nëntor 1757 – lindi ne Londer William Blake – poet, piktor  – pak i njohur  sa ishte gjallë, sot i veçantë në historinë e poezisë dhe pikturës së periudhës romantike. Konsiderohej i çuditshëm për pikëpamjet eksentrike; nderues i Biblës, armiqësor ndaj Kishës; përkrahës i synimeve të revolucionit franceze; adhurues i revolucionit amerikan. Një nga pasionet e tij ishte ilustrimi i poemave të Dantes dhe Homerit.

Por poema “Bijat e Albionit”, që Blake shkroi, është mjaft e njohur. Titullin e poemës, ai e mori nga nje legjende britanike, sipas së cilës, bijat e perandorit romak Dioklecian, ishin dëbuar në ishujt britanikë pasi kishte komplotuar për të vrarë burrat e tyre. Një prej bijave të perandorit me prejardhje ilire, quhej Albynia, dhe ishulli ku ato u vendosën, i cili banohej nga gjigandët, me të cilët u bashkuan, u quajt Albion; ishulli më i herëshëm i banuar në Britani

Në poemën “Bijat e Albionit”, William Blake shkruan rreth vizionit të tij për një Amerikë që ishte synimi i të gjithë atyre që donin lirinë: Emrat e personazheve ai i merr nga mitologjia; Theotormon nga “Theos”   “Zoti” + “tormentum” “tronditje”; “Bromion” “bërtitës”. Blake i bën bijat e Albionit të shohim drejt Perëndimit, në Amerikë, sepse ai besonte se Amerika një ditë do t’i jepte fund të gjitha formave të diskriminimit. Në të njëjtën kohë, Blake e pranon se edhe pse Amerika e ka çliruar veten nga sundimi britanik, ajo vazhdon të praktikojë skllavërinë . Në vizionin e Bijave të Albionit, Blake përdorur Alegorinë e Shpellës së Platonit; ato nuk mund të jenë në gjendje për të kuptuar natyrën e vërtetë të realitetit, në se pengohen nga konvencionalja, nga mendimi i ndrydhur a pamja e kufizuar.

“Robëruar, bijat e Albionit qajnë;
një vajtim dridhërues
Me malet e tyre, në luginat e tyre,
me psherëtima drejt Amerikës.”

Blake renditet i 38-i mes 100 britanikëve më të mëdhenj, (sondazh nga BBC). Sipas biografëve, ditën e vdekjes, Blake ishte duke punuar në serinë mbi Danten. Papritur, i lodhur, ndaloi së punuari, ktheu vështrimin nga gruaja e tij, që po e ndiqte nga afër me sy duke lotuar, i tha “mos lëviz”, i bëri një portret, “ti ke qenë engjëll për mua” psheretiu, dhe mbylli sytë më 12 gusht 1827.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2013
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930