Francis Drake, nëpër Mesdhe e Atlantik

E Premte, 13 Dhjetor 2013
Leave a comment
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Sir Francis    DrakeMë 13 dhjetor 1577 – Admirali Francis Drake niset në lundrim nga Plymouth, Angli, rreth botës; udhëtimi i parë i tillë nga një britanik. Bëmat e tij janë legjendare; hero mes anglezëve; pirat për spanjollët që quanin “El Draque”.

Në atë kohë Spanja ishte fuqia më e madhe detare, dhe Britania i shmangej një lufte të hapur detare, prandaj detyra e Francis Drejkut ishte të endej në dete e oqeane dhe të sulmonte anijet spanjolle e t’i plaçkiste ato në formë piraterie. Mbreti spanjoll kishte ofruar një shpërblim prej 20 mijë dukatesh (sot 6.5 milion dollarë), për jetën e tij.

Por Drake, vdiq nga disantria. Dhe para se të vdiste, kërkoi të vishej me uniformë dhe të varrosej me thesarin dhe arsenalin e tij të plotë. Në një arkivol prej plumbi, trupi i tij u lëshua në oqean pranë brigjeve të Panamasë. Zhytësit, gjuajtës thesarësh, vazhdojnë edhe sot të kërkojnë për këtë arkivol.

Francis Drake, lidhet edhe me një tjetër ngjarje. Ai mbahet përgjegjës për një krijimin e një popullate ende pa identitet; është fjala një popullsi të veçantë etnike, e quajtur Melungeon, e cila jeton e përqëndruar kryesisht në vargmalet Apalash që shtrihen në një numër shtetesh në pjesën jugore të Shteteve te Bashkuara. Mbreti i rokenrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Ava Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln, mendohet se kanë prejardhje nga kjo popullsi.

Në listat e regjistrimit, melungeonet nuk kualifikohen as si indianë, as zezakë dhe as të bardhë. Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë ata të përfshihen në krizë identiteti , aq komplekse sa po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen do të marësh 10 përgjigje të ndryshme; disa thonë se të paret e tyre kane qenë nga fisi i humbur i Izraelit; të tjerë thonë se kanë qenë turq, portugeze, ballkanas, të ardhur në Amerikë nga mesi i viteve 1500. Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikës në shekullin e 17, ata u befasuan, kur në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje pothuajse primitive; ata kishin tipare evropiane, por me ngjyrë lëkure pak zeshkane.

Bazuar në shënimet e admiralit Drake, historianët thonë se në vitet 1500, flota e admiralit, duke lundruar në detin Mesdhe, u ndesh me një anije osmane, që britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan. Kur beteja përfundoi, në hambarin e anijes otomane, marinarët britanikë gjetën qindra robër, kryesisht nga vendet e Ballkanit. Francis Drake i mori ata në bordin e anijes së tij dhe në ndalesën më të parë, që rastisi në brigjet e Virxhinias (sot SHBA), i zbriti në tokën e re. Këta qindra ish-robër a skllevër (armenë, grekë, boshnjakë, kroatë, shqiptarë etj.) u bashkuan me banorët autoktonë indianë të Amerikës, duke formuar një popullsi të përzier (melungeon). Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit të Virxhinias, në Wise, thote se tek melungeonët, tiparet evropiane janë të dallueshme.

Në librin e tij, “Melungeonët: rilindja e një populli krenar”, Brent Kennedy thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh. Psh, është pranuar se vetë emri “melungeon” rrjedh nga frengjishtja “melange” – “përzier”. Por, autori Kennedi mendon se melungeon rrjedh nga turqishtja “melunkam” – “mallkuar”. Por edhe “mall-kam”. Emrin e fisit indian Cheeroke nga fjala “shiroke” – e shprishur – Shirokë (fjalë mbarë-ballkanike) për erërat që sjellin a përhapin retë e shiut; Ashtu si fjala indiane “croatean” nga “kroat”; ndërsa “Alabama”, Brent Kennedy e shpjegon thjesht me osmanishten “Allah-Bama”, “Varrezë Zoti”. Studiuesit besojnë se fjala Alabama rrjedh nga gjuha e fisit indian Choctaw dhe merr kuptimin “barmbledhës” nga Choctaw “alba” “bar” ose “bimë” + amo “mbledh”, si në mbledhjen bimëve mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2013
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031