Konica dhe amaneti i fundit

E Diel , 15 Dhjetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Faik Konica“Ku duket balta m’e e embel se mjalta?”, pyet Çajupi…
Më 15 dhjetor 1942 – Në Uashington, vdiq Faik Konica, “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (Apolineri), eseist, estet, botues, gazetar, themelues i kritikës letrare shqipe, diplomat, veprimtar politik, polyglot; solli një model të ri në mendësinë shqiptare;

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës.

Në atë kohë Shqipëria ishte përfshirë nga lufta, dhe Faik Konica u varros në Boston, përkohësisht. Me këtë rast, Fan Noli mbajti një elegji për mikun e tij dhe premtoi përmbushjen e amanetit.

Gjithësesi, sistemi komunist që u vendos në Shqipëri pas luftës ndaloi jo vetëm emrin dhe veprat e Konicës, por edhe kthimin e eshtrave të tij. “Noli dhe “Lamja i vogël” (Selfulla Maleshova) nuk mund të bënin gjë. Eshtrat e Konices u kthyen në atdhe vetëm pas 53 vjetësh, më 1995, me rastin e 120 vjetorit të lindjes, dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Kështu, shqiptarët e Amerikës plotësuan amanetin i tij.

“Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
–Në Shqipëri.
Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
–Do vend’ e tij.
Ku i duket balta
m’ë e embël se mjalta?
–Në vend te tij.
Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
–Në Shqipëri.
Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
–Për vend’ e tij.” (Çajupi)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2013
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031