“Fjalori i Fotografisë” i Vrionit – Fjalor Drite

E Mërkurë , 01 Janar 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Fjalor i Fotografise nga Qerim VrioniJo më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, nje aparat fotografik ishte send tepër i rrallë, krahas njeriut të lirë apo pas automobilit privat i cili nuk ekzistonte. Sot, është e tepërt të thuhet se fotografia konvencionale dhe ajo dixhitale, kanë hyrë kudo. Dhe një fjalor teknik për të shpjeguar sa më shumë fjalë të terminologjisë së fotografise, shqipes i duhej.

Ky Fjalor i lypur vjen nga Qerim Vrioni, studiues dhe gjurmues, mbledhës i fotografise shqiptare, nxjerrës në dritë i figurave të saj me librat e tij si “Fotografia një grusht Diell” apo “150 vjet fotografi shqiptare”.  Synimi e fjalorit, i çdo fjalori, është sa maksimalist dhe minimalist; “Fjalori..” i Vrionit është edhe përparësor (mbi të dyja), sepse; kalon nëpër udhë të pashkelur; mbulon rreth 600 fjalë  (jo pak për një fjalor zhargon) të fenomenit të artit fotografik; dhe nëse lexohet faqe-pas-faqe njeriu mëson mbi procesin e prodhimit të një objekti nëpërmjet veprimit të dritës, rrezatimit apo ndjeshmërisë së saj, ku drita lë gjurmë, gdhend; “foto-grafi” “gjurmë-drite”, ky është kuptimi i fotografisë në shqip.

 “Fjalor i fotografisë” dixhitale dhe konvencionale i Qerim Vrioni është udhëzues i rëndësishëm për studentë e profesionistë njësoj, sepse në këto kohëra zhvillimesh të vrullshme teknologjike, dhe vende pa kufij të mbyllur, fotografi sado me përvojë në profesionin, bëhet brenda natës i ri a student.
Fjalori (176 fq) është referencë e shkëlqyer, plot përkufizime të termave dhe njohuri në zgjidhjen e problemeve gjatë përdorimit të një aparati ose kamera për të fotografuar dhe retushuar në mënyrë dixhitale.
Fjalori i Vrionit është i llojit bifokal, sheh larg dhe afër, maksimalist dhe minimalist, ndërsa përpiqet të mbulojë një pjesë të terminologjisë përkatëse. Fjalori i Vrionit është here-herë një gjuhësh, dy gjuhësh, sqarues, analizues, i plotë, biografik, ku përdoruesit mund të kuptojnë tekstet teknike në shqip a të përkthyera dhe të prodhojë tekste të reja. Bibliografia e pasur, tregon se autori ka kryer kërkime disa vjeçare, siç e thotë edhe vetë, në biblioteka të shumta si në Amerikë edhe në Evropë e Shqipëri.
Gjuha shqipe është e re në të shkruar; alfabeti i saj i njësuar u miratua rreth 105 vjet me pare nga Kongresi i Manastirit (1909); historia e fjalorëve të saj është thuajse njësoj në moshë; ndërsa ajo e fjalorëve teknikë është e re. Qerim Vrioni me Fjalorin e tij të Fotografisë të kujton amerikanin Noa Webster. Në vitin 1806, Noa botoi një Fjalor të përmbledhur te gjuhës angleze me jo më shumë se 20 mijë fjalë; sot Fjalori i tij ka mbi 150-mijë fjalë e shprehje, dhe vazhdon të botohet i shtuar dhe me të njëjtin emër: Webster’s Dictionary. Me kalimin e viteve, për hir të shqipes, të njëjtin fat pasurimi urojmë të ketë edhe Fjalori i Vrionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2014
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031