Nënë Tereza – dhimbje, dyshim e përkushtim

E Hënë , 06 Janar 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Kolkata slumIshte 6 janar 1929, kur Tereza, vajzë e re shqiptare, murgeshë e përkushtur, mbërrin në Kalkuta për të filluar punën mes njerëzve më të varfër e më të sëmurë në Indi. Sot, pas vdekjes, ajo mban titullin kishtar “Tereza e Bekuar e Kalkutës”, por njihet si Nënë Tereza.Kjo shqiptare e lindur me 26 gusht 1910 (v. 5 shtator 1997) themeloi urdhërin Misionaret e Bamirësisë, sot aktiv në 133 vende, me shtëpi për personat me HIV / AIDS, lebra dhe tuberkuloz, me kuzhina për ushqim falas, jetimore, shkolla e etj. Anëtaret e misionit te saj quhen Motra; ato duhet t’i përmbahen zotimit për “dëlirësi, varfëri dhe bindje, shërbime të përzemërta dhe falas për më të varfërit e të varfërve”.

Nënë Tereza ka marrë nderime të shumta nga bota, përfshi Çmimin Nobel të Paqes (1979). Ajo vdiq me 5 shtator 1997. Në fund të vitit 2003, Nënë Tereza u lumturua nga Vatikani; një mrekulli e dytë e kryer me ndërmjetësimin e saj është e nevojshme të vërtetohet, para se ajo të mund të njihet si shenjtore nga Kisha Katolike. Nënë Tereza, e adhuruar dhe respektuar nga shumë njerëz, ka edhe kritikët e saj, që thonë se ajo nuk siguroi kujdes mjekësor për njerëzit e sëmurë, ose se ka patur marrëdhënie të mira me diktatorë.

Duke analizuar veprat e saj, Papa Gjon Pali II pyeti: “Ku e gjeti forcën dhe këmbënguljen Nënë Tereza, për të vendosur veten tërësisht në shërbim të të tjerëve? Ajo e gjeti atë në lutje.”

Privatisht, Nënë Tereza pati një përvojë mundimesh mbi bindjet e saj fetare, të cilat zgjatën gati 50 vjet deri në fund të jetës së saj. Duke parë gjithë ato vuajtje për rreth, njerëzit shpesh bëjnë pyetjen – Pse Zoti i lejon? – dhe në ditarin e saj, Nënë Tereza shkruante: “Ku është besimi im?… Në se ka Perëndi – ju lutem më falni…. Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur – Unë nuk kam Besim..Nëse nuk ka Zot, nuk mund të ketë shpirt. Në se nuk ka shpirt atëherë, Jezus, Ti gjithashtu nuk je i vërtetë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2014
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031