Kolokotroni, heroi arvanitas

E Martë , 14 Janar 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Theodor KolokotroniArvanitas; “Arbëreshët e Greqisë; Popull me prejardhje shqiptare i vendosur në krahina të ndryshme të Greqisë qysh nga mesjeta”(Fjalori Enciklopedik Shqiptar) Më 14 janar 1822 – Lufta greke e Pavarësisë : Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane.

Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), para-ardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme. Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878 – 1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij.

Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon. Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti.

Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer “.

Dihet se arvanitasit në Greqi janë arbëreshë të zhvendosur në kohë të ndryshme mes shekujve 13-të – 16-të nga ajo që sot është Shqipëria e jugut. Arsyet për këtë migrim nuk janë krejtësisht të qarta dhe mund të jenë e shumëfishta.

Në shumë raste arvanitasit ishin të ftuar nga sundimtarët bizantinë dhe latinë të kohës për punësim ose ripopullim të zonave të shkretuara nga luftërat, epidemitë, dhe arsye të tjera; ata punësoheshin kryesisht si ushtarë. Disa migrime të mëvonshme besohet të jenë motivuar për të shmangur islamizimin pas pushtimit osman.

Valët kryesore të migrimit filluan rreth viteve 1300, arritën kulmin gjatë shekullit të 15-të (pas vdekjes së Skënderbeut), dhe përfunduan rreth viteve 1600. Arvanitasit e parë arritën në Thesali, pastaj Atikë, dhe më në fund në More a Peloponez.

Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – v.1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu pëgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2014
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031