Ilirët, 300 vjet në krye të një perandorie

E Hënë , 20 Janar 2014
2 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

deciusKjo ndodhi me 20 janar te vitit 250 – Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251.

Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listen e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre.

Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmorri disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht.

Për rreth 3 shekuj (251 – 565), Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajten larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë.

Më poshtë; Listë e përzgjedhur me emrat e Perandorëve romakë me prejardhje nga Iliria.

Decius – 249-251
Hostilianus – ?251
Claudius II “Gothicus” 268-270
Quintillus – 270
Aurelian – 270-275
Probus – 276-282
Diokleciani – 284-305
Maximianus “Herculius” – 286-305
Galeriusi – 305-311
Konstandini I – 306-337
Maximinus Daia – 308-313
Jovian – 363-364
Valentinianus I – 364-375
Valens – 364-378
Gratian – \ 375-383
Valentinianus II – 375-392
Marcianus – 450-457
Anastasius I – 491-518
Justin I – 518-527
Justinian I – 527-565

2 responses to “Ilirët, 300 vjet në krye të një perandorie”

  1. ilia says:

    Pershendetje te gjithve Shqipetareve te Sh.B.A

  2. Adriano says:

    1 – Constantine the Great, Illyria (Illirjos), 324 to 337, was born in Nasho, Nis, Serbia today.
    2 – Constantine B `, Konstas, Illyria (Illirjos), 337 to 361, Sons of Constantine the Great.
    3 – Juliano (s), Illyria (illirjos), the only half-Greek, the Church was called Paravatis.
    4 – Joviano (s), Illyria ,363 to 364, was born in Pannonia. (Pan-nonia)
    5 – Wali (s) (U-Ali Ali = I), Illyria 364 to 378, was born in Pannonia.

    So here we establish, ie from 324 to 378, 54 years ruled Illirians.
    Later have Markiano (s), 450 – 457, Anastashi (Ana + s `tashi), 491 – 518.
    Here Thrace do not qualify as Illyria, but as a separate branch…..
    in Albanian in English

    Ne bëmë Bizantin , We did Byzantium,
    Vëllai ynë Konstantini, Our brother Constantine,
    Ne nga Bizanti jemi, We Byzantium,
    E nga ajo merak e kemi, And from what we worry,
    Bashkë me Konstantinë u vramë, Along with Constantine killed them,
    Ne ishim në Pol që ramë, We were in pole that fell,
    Ai,i madhi Justini , He, the great Justin,
    Vëllai ynë ,këtë e dini ? Our brother, you know?
    source
    http://adriano-xhafaj.blogspot.com/2011_11_01_archive.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2014
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031