Kadare, 78

E Martë , 28 Janar 2014
4 comments

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Ismail Kadare“Diktatura dhe letërsia autentike janë të papajtueshme… Shkrimtari është armiku natyral i diktaturës.” Me 28 janar 1936 në Gjirokastër lindi Ismail Kadare. Fillimisht tërhoqi vëmendjen si poet, por ishin librat në prozë që e bënë të famshëm.

“Tani unë ngjitem lart dhe s’kam asnjë gezim./Këtu ku kam arritur më ftohtë është, më vetmi./E dija këtë, por padurimi i vdekur/Më shtynte të shpejtoj te ky sinor i kotë.” (I.K.)

“Gjenerali i ushtrisë se vdekur” (1963), është romani i tij më i njohur, por edhe libri i tij i parë që arriti audiencën ndërkombëtare. Ndër romanet e tjera të Kadaresë që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë është “Kështjella” (1970), me ngjarje në shekullin e 15-të gjatë rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër osmanëve. E njëjta temë e rezistencës, por në një kontekst politik, rishfaqet tek “Dimri i Madh” (1977), me ngjarjet që pasuan prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

“Ura me tri harqe” (1978) vendoset në Shqipërinë mesjetare. Veprat e mëvonshme të Kadaresë përfshijnë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981); “Dosja H.” (1990) dhe “Piramida” (1995). Libri “Tri këngë zie për Kosovën” (1999) përbëhet nga tre tregime për një betejë të shekullit të 14-të mes udhëheqësve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane (në Fushë Kosovë). “Lulet e ftohta të marsit” (2000), tregon historinë e një piktori në Shqipërinë pas-komuniste; “Pasardhësi” (2003) shqyrton fatin e një prej pasardhësve imagjinarë të Enver Hoxhës. “Darka e gabuar” (2008) ndjek jetën e dy mjekëve në një seri ngjarjesh të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër në vitin 1943. “Romani Kronikë në gur” (1976), është një libër ku Kadare flet më shumë për fëmijërinë e tij, si dhe për qytetin e vet, Gjirokastër. Tek “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori shqyrton afërsitë mes kulturave shqiptare dhe greke nga antikiteti në kohët moderne. Ndërsa në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” (1991) Kadare shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën shqiptare 1944 – 1990. Prej vitesh kandidat për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, banon në Paris, me Tiranën si destinacion kryesor.

 

4 responses to “Kadare, 78”

  1. BAHTIR HAMZA says:

    Sa per Informim.
    Ismajl Kadare, eshte shkrmitar i Plejades komuniste, Komunist me librez te kuqe dhe i angazhuar ne kete sistemi mbi 50. vite me cdo metode jete .Isamjl Kadare,eshte shqiptari me i afermi i Hexhatit Enver Hoxha, dhe is i til eshte:” JASHTEQITJA E KOMBIT”.

    Isamjal Kadare, eshte shkrimtar, RRENAVEC, eshte Shkrimtar PLAGJIATOR,dhe Temate qe i paraqet ne libra dhe qe i shtejellom me angazhimin kulturore bene PERZIRJE te verteten me genjeshtren, bene loj me kohen,ben loj me NJEREZIT, dhe nuk e DIFINON POZITE NJERZORE, AMISTIN E KOHES, nuk e DEFINIM REBERIN AS ROBOTIZMIN ,Nuk e DEFININ te Drejten e popullit as per Amnisti, as per Domstrata as per LIRI, as per Revolucion kulturore Edukativ.Konkert cdo liber i Isamjl Kadares, ka ne fuqi POZITEN KOMUNISTE.gje qe Deshmon se Ismajal Kadareja ka ESKALUAR nga e verteta kohore dhe nga ÇMIMI NOBEL….Isamjl Kadare, Çdo gje mundet TE likudon nga jeta e vet,TE PERPUNON E TE NDRYSHONE,REFORMEN,STRUKTUREN,.Por kurr nuk MUNDET ME E LIKUDUA KOMUNIZMIN NGA TRUPI I TIJE NGA MENDJA E TIJE NGA JETA E TIA NGA KULTURA E TIJE…..

    Eshte dhembje qe jetone te VDEKJA e Esat Pash Toptanit e te Varri i Ahmet Zogut,si i vdekur . Shqiptaret duhen te thojne te verteten e tia edhe GABIMET e tia ,

  2. Dunavati says:

    Sa turp qe flasin per kete shqiptar te madh me ato cilesime(pavaresisht se ata qe flasin e tregojne performancen e tyre,apo faktin qe ende nuk kane zbritur nga mali).Ismaili eshte nje nder i kombit shqiptar,dhe e ka nderuar kete komb me shume nga kushdo shqiptar tjeter, qofte edhe miloshevician prej Tropoje,qe bertet nga mengjesi ne mengjes per “patriotizem”,dhe gjate darkes shet troje dhe dete shqiptare, apo, ben pazare nafte me rekrutuesin e vet serb, per ti furnizuar makinen ushtarake me qellim vrasjen e vellezerve tane kosovare. Turp per ate qe hedh balte mbi Kadarene.Shikojini ata qe shkruajne kunder tij. Nuk dine as shqip,dhe vleresojne Esat Toptanin dhe Ahmet Zogun, pasi ashtu i ka mesuar ustai UDBASH ,Berisha…Nuk kane dhe faj. Prej “padije zoti hetues”..

  3. BAHTIR HAMZA says:

    ISMAJL KADARE, ESHTE MJESHTER I PA PASTER, GENJESHTAR, HAJDUT,PALGJIATRO KRYMB I UJRAVE TE ZEZA
    PERGJIGJE DAVID STA(j)KA-VICIT, NGA SHKODRA.
    By;bahtir hamza,author,artist,
    Tuesday, January-28-2014.09:51:58 AM

    THEMA : NUK KA DY TE VERTETA RRETH NJE TE VERTET
    PERGJIGJE DJALSOHIT David Sta(j)ka-vict, “SHKODRAN” NGA SHQIPERIA\
    Djalosh Ti asgje nuk di. Hiqe, e me bashe hiqe.BRE….
    TI nga Shkodra, dhe shkruan keshtu qe mundohesh te hedhesh ndonje te mire mbi personalitetin e Ismajl Kadares.
    Djalosh shkodran,Ti qe te dishe, qe ti nuk dine, lexoje shkrimin tim.Sepse Ismajl Kadare eshte vet I UJRAVE TE ZEZA KOMUNISTE,bshke me tya dhe ka lidhje te qendrushme me Sistemin komunizmi dhe me Xhelatin Enver Hoxha, dhe kurre Ismajl Kadare, nuk ka me u ndrushuar, as kurr nuk ka me u mbushe si krijues I vertet,si krijues I ri, apo krijues I ndryshuar.
    Ismajl Kadare, mundohet tani te ndryshon vetvehten,edhe pse sot jeta e Ismajl Kadares ka ndryshua,por nuk mundet te ndryshone kohen e vet e as ne ndryshimin Mbinatyror qe thue ti, :”Gjeni”. Sot Ismajl Kadares ka ndryshua ne pamje ,edhe ne teorine e tia, dhe nuk ka asnje te mrie, asnje Mesazh Merkulli, as per lirine e Shqiperise, as per Shqiperin e vjetre, as per popullin shqiptar.
    Djalosh, Veje vemendjen: ” JASHTEQITJA E KOMBIT’’ eshte thenje e Ismajl Kadares, I udhzuar keq, me Parimet e Komunizmit, I quajti :”Jashteqitja e Kombit” bijte e bijate shqiptare qe kerkoni Liri e Barazi Europjane, dhe daljen e Shqiperise nga Izolimi, qe ti Djalosho nuk e din qe thua ti se Kadareja eshte :”Gjeni-Fotojete e ndershme”.Kjo deshmon se edhe Ti je nga Shkodra, qe sot ushqeheshe me Demokraci dhe ke ardhe ne jete me FAREN E KOMUNIZMIT dhe dashunia e jote cenka ne Isamjl Kadaren gje qe eshte gabim.
    Ti Djalosh ,ke nxjerr fjale nga ai, ke kepute Fryte fjalish nga ai per nje Imazh te tije, per te me godit mua gabimisht,e aqe me keq me Akuzone qe thua ti, se une kam marre fjali nga Ramiz Alia, qe kjo deshmon se TI Djalosh ke bere perzirjen te GENJESHTRAVE TUA Kirminale-personale,qe me perzine mua me Ramiz Alin, dhe kjo eshte Baze e Edkuates se Familjes tende, qe deshmon se je edukua me Genjeshtera,dhe je zhvilliua keq-gabimisht me Genjeshtar ke lind si njeri me lindje Bethprap, dhe ti ende nuk dine se cka eshte e verteta kush eshte e verteta,e, edhe pse ti nuk e njefe Kadaren Prsonalisht, nuk lua rrol. Kete Termonologji e shofim te gjithe dhe ti duhese te mesohesh nga UNE, te jetojsh me te vertetene e kohes qe te mos te te mungone e verteta as ne jete e as ne literature edhe nga Brenda edhe nga jashte,qe te njohesh edhe fillimin e jetes se shqiptarve dhe harresen e shqiptarve dhe pjese e Identitit tende si moto per te shkruar te verteten.
    Aftesia e Ismaj Kadares, nuk ishte te kerkente Asyl ne Paris te Frances, ishte akt TRATHETIE, ishte AKTE KRIMINAL, dhe nuk kishte fare lidhje as njohuri me Demokraci.Kishte lidhje njohurin politike komunist te Enver Hoxhes,dhe me kete njohuri Komuniste Kadareja I permbushi nevojet e vet dhe palni I tij nuk ishte per ambicje Demokracija.
    Ambicja tia nuk ishte as per Ndryshimi I Shqipersie , e as Demkarcia e shqiptarve, nuk ndodhe permes Kadares, as per te,as me te,as me tya, or Djalosh shkodran, dhe as per mes gjeneratav te Kadres, as per mes gjenerates tende.Ti thua qe I.Kadreja ka kene komshi ne nje lagje me Enver Hoxhen, Ja Cfare rrene e jote.I.Kadare,ka jetua me jeten e LUKSIT ne Pallatin e Italinave qe ishte I veqant per Partin Komuniste dhe Fuksionaret e tyre i njete me Dritero Agollin dhe Kadareja isht ne katin e 5. E Dritro Agolli ne katin e 4. dhe ti kete nuk e dine, dhe parqet Rrena tua e me sulmon mua.Me pase Cka duhet te I besojm Ismajl Kadares, qe na ka GENJYA dhe GENJEN me shume se 100 hera,e edhe si author,e edhe si fromulim, dhe nga keto RRENA-Genjeshtar te I.Kadares,Isamjl Kadare nuk tartjtohet nga te gjith shqiptaret si I ndershem. Ismajl Kadareja, ka Mishin, ushqehte me Mishin, ka mishin dhe dhuratet nga Francezet dhe pavarsisht se cka ka Ismajl Kadare, eshte vet Jashetqiteja e kombit dhe ne anen tjeter qe te dishe se N` UJERATA E ZEZE ESHTE VET KADAREJA, dhe e gjithe Plejada e tia Komuniste, je dhe ti qe jeton me ta.
    Ismajl Kadare, eshte Mjeshter I pa paster, Genjeshtar, Hajdut, dhe nuk ka jete ne Integritetin e Sistemit Demokratik te Shqiperise.RINIJA e Shqiperise shkua shune ne vdekje, u bene MISH PER PESHQIT E DETIT,dhe sot DETI I tarzuar I hudhe kofomat e Rinise shqipatre ne RERE, e kujt ishte kjo STRUKTUR, dhe kjo tergoje se RINIA kishin zemren e thyme dhe zemra RINIS shqiptyar ishte qendrimi I intelgjense per liri dhe I emocioneve, e jo i Ismajl Kadares, gje qe integriteti I Ismaj Kadares nuk ka qene ne shqiptar nacionlist,as ne culture e vertete shqiptare dhe nuk ishte jeta e ti ne plotesi me popullin dhe nuk ishte as ne harmoni me popullin. Ismajl Kadare, ishte gjithmon I pranishem me Enver Hoxhes,jo nje hera, por 1.000.000.Nje milion hera,.Ne funksinin e komunistit. Ismajl Kadare, ka drejtute dhe Pelinumim qendrore te Parties Komuniste dhe e ka njofje shume mire si bashkevendas Enver Hoxhen, dhe kjo ka ndodhe qe I.Kadareja, te mos largohte nga Hoxhisti, dhe duke e shvrydezua NDERIN-Besimin komuniste qe Enver Hoxha e Ramiz Alie, ia kishin dhene Isamjl Kadares, Ismajl Kadare me shume vones I Tarthetoi dhe shpetoi nga Tarthetia,ne menyre Tinxare hyri ne karhune e Esat Pash Toptanit e te Ahamet Zogut.
    Dihet haptas Boterisht se Ismajl Kadare, nuk ka pasterti njerezore, nuk ka pasterti te pozicionimit ne jeten e tia, nuk ka pasterti themelore shpritrore,dhe nga keto eshte I zhvilluar dhe Djalosh nga Shkodra, ti ke lind nga keto elemete dhe ke te metate qe I paraqet e vet ne shkrimin tand qe per njohuri ke munges te Eduktes, ke munges te Integritetit njerezor, ke munges per te thene te verteten, dhe keto bashklidhje eshte EPIDEMIN KOMUNISTE qe shkoni edhe ne Aktivitet ne STUBSTANCE PER TE NDRYSHUAR, dhe per te pas Efeket qe te I Mbroni RRENAT-GENJESHTART e juve, dhe Edukaten e juaj kriminale- komunist.Prandej shkrimi yt deshmo,se je ti me te, bashke me Ismajl Kadaren, qe jeni krimba te zhvilluare ne Ujrat e zeza,qe Burojne nga Shkodra e derdhen ne Gjorokaster dhe anasjelltas dhe asesi as Kadarej as ti, nuk jeni ashtu siqe dukeni.
    Sado qe te shkruash lavdata ne bashklidhje per Ismaj Kadaren dhe sa do te shkruash rrethe tia apo per te, e me te,Ismajl Kadare,eshte deshtimi I vet jetes se tia gje qe shenjat e gishterijve te tia jane aty po si te Ahmet Zogut te pa bese, po ashtu siqe jane Te Esat Pash Tuptanit,jane dhe gjurmet e Ismajl Kadares, dhe Inicijative e tia jane ne Paris dhe nese e shofin jeten personale Ismajl Kadareja eshte I pa pastere dhe ne keto caste qe ti nuk kupton shkrimin tim, ti mundeshe edhe te me shashe, dhe ne caste ti duhesh te kuptojshe vutjen e popullit dhe ne caste ti duhesh te ndieshe dhembjen e popullit, dhe sado qe ti te duash Ismajl Kadaren ne metodate e tya, ti nuk e shefe te verteten e popullit dhe te Kohes dhe lexon librat e tia,gje qe kjo deshmon se ti nuk I njefe as ngjerjet e jetese as te sistemit komunist as te bemet e tia dhe je me educate e ulte si NIVEL Paushall….
    Shqiptaret-Shqiperia, me 7.(Shtate )shekuje roberi e robotizem,edhe asgje nuk eshte raalizua per shqipetaret sipas Kadarese, asgje nuk eshte rezliziua ne Shqiperi nga Ismajl Kadareja, dhe asnje liber nuk deshmone profetizmin shqiptyare,asnje liber I Isamj Kadares, nuk profetizon konkretisht LIRIN per shqiptaret dhe Shqiperine e lirie, ashtu siqe Profetizon Ate Gjer Fishta, dhe nje Profetizmin te till e gjejme edhe te Naim Frasheri, e te Migjeni,e te Hivzi Nela, gje qe I tere populli dhe mbare shqiptaret jane mahnit me thenje e Ismjal Kadres, “JASHTEQITJA E KOMBIT’’qe iu tha bijave e bijve –RINIS shqiptare qe thyna komunizmin dhe hyne ne Ambasada dhe me Anije u larguan nga Shqiperia, dhe per kete thenje shume fyese Ismajl Kadare,as nuk ka kerkua faje publike, dhe kjo eshte deshmi qe mundemi te shofim Ismajl Kadaren, qe nuk eshte I paster, qe eshte KRYMB I UJRAVE TE ZEZA ,qe eshte I fundit I Partis Komunist i Enver Hoxhes dhe I mjeri TI djalsoh dhe I mjeri Ismajl Kadareja, qe nuk I njifeni zemren e popullit te mendjen e popullit dhe qe nuk e fuqizonin te vertetem me prirje te se vertetse qe te gjykojm per te verteten dhe per mentalitetin e Brishte te ketij populli dhe me doren e tyre te zeze kryajn MARREZIAN E POSHTERSIRA ME TE NDYTA EDHE SOT qe jeni jut e INSTALUAR NE KETE DEMOKARCI dhe jeni krimabet e UJARVE TE ZEZA qe qonI koke nga ujrat e zeze, dhe I tille esht Ismajl Kadare, je ti dhe ka shume shqiptar-e, te tjere qe jane te tille e te tilla ROBATIK,gje qe Ismjla Kadare,deshmon se jeta e ti nuk eshte jete integritetit Demokratik ne Shqiperi ,ndersa jeta e jota deshme Edukate e filliqur qe I arsyton papastertite e Ismajl Kadares,papastretit e tua e te famljes tend edhe te komunistave qe provezioni kesi GENJESHTRA –LOJ DHE ART, KULTURE DHE EDUKAT, SISTEM DHE BESIM,qe popullit I ka sjell varferi, trishtime, katastrofe, terore, TRILLLIME ME LLOJ LLOJ FASADASH per te u formua njeriu shqipatr socialist me reformat komuniste….
    Kadareja jeton me standartet te Frances dhe qellimi I tije I jetes ESHTE FAMA dhe fajeson njerezit qe e thojn te verteten per te.

  4. -Thoma Note says:

    Marrezia e Kadarese, Këndvështrim, në shtatëdhjetë e tetë vjetorin e lindjes së shkrimtarit
    » Dërguar më: 24/01/2014 – 07:01
    Nga Thoma Note

    E çuditshme është, por a thua të jetë rastësi që jeta politike, sociale e artistike shqiptare të jetë shënjuar për mëse gjysmë shekulli nga dy individualitete të lindura në të njëjtën rrugicë, me emërtimin krejt të pazakontë: “Sokaku i të Marrëve”?
    Marrokun e parë, mendoj se e ka gjetur menjëherë çdo lexues shqiptar. Marrëzia e tij qëndronte në faktin se, duke qenë i vetëdijshëm për dimensionin e vet mjeran politik (në rang botëror), pretendonte t’i jepte mend gjithë botës dhe me forcën e një të marri, e shndërroi vendin në “fanar ndriçues”, pa arritur të kuptojë se thjesht kishte ndezur një kandil, si kandilat që vendosen mbi varre, të ushqyer me gjakun dhe djersën e gjithë kombit.
    I dyti, duke qenë i vetëdijshëm për marrëzinë e vet, e bëri atë lajtmotiv të veprës së vet letraro-filozofike. Dhe shpërblimi që mori nuk ishte, as më shumë as më pak, veçse një lavdi e cunguar. I anatemuar nga ziliqarët dhe ata që nuk e kuptonin, i adhuruar nga ata që në shkrimet e tij shihnin rreze drite përmes errësirës, u bë arrogant me të gjithë, sepse ai ishte i vetëdijshëm për përkohshmërinë e gjithçkaje, edhe të lavdisë, pasi lavdia, si qëllim në vetvete, nuk është gjë tjetër veçse marrëzi. Përderisa nuk shpërndahet sipas meritave!? Çfarë ka mbetur pas pesëqind vjetësh nga z.K? Dikush e cilëson “hajdut kuajsh” apo “rrëmbyes zemrash”, ndërsa dikush tjetër e konsideron “hero kombëtar”. Çfarë rëndësie ka për z.K. se çfarë do të ndodhë apo çfarë do të thonë për të pas pesëqind vjetësh, nëse ndihma nga perëndimi nuk i vjen kur ai ka nevojë?
    Besimin te Papa, si përfaqësues i Zotit mbi tokë, për herë të parë nuk e vuri në dyshim asnjë princ apo mbret, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, atë e vuri në dyshim një murg i vetmuar, i cili dëshironte më shumë se kushdo që të ketë një Zot mbi këtë tokë, i cili të ndëshkojë çdo padrejtësi, por që mendjen e kishte të hapur.
    E pra, ky i marrë, i madh, në atë kohë mund të quhej Martin Luter ose Gjergj Kastriot, ndërsa sot mund të quhet Ismail Kadare.
    Por, për të kuptuar marrëzinë e Kadaresë, mendojmë se duhet së pari të kuptojmë se ku e ka fillesën ajo. Më mirë se vepra, ku njeriu shfaq thelbin e vetvetes, nuk ka kush të na e shpjegojë.
    Brumi letraro-filozofik i Kadaresë u gatua në një magje të vogël druri gjirokastrite me miellin dhe krundet e legjendave të lashta dhe për tu ardhur, u mbulua me napën e tragjedive antike greke, mbi të cilën u hodh një napë edhe më e trashë, ajo e tragjedive shekspiriane, pa harruar spërkatjen e këtij brumi me farën e marrëzisë donkishoteske. Vendi ku jetonte pillte shembujt përditë.
    Jo vetëm kur ka lindur Kadareja, por edhe shumë vjet më pas, në këtë tokë janë vrarë për dashuri, për sedër, madje dhe për një vijë uji. Në cilin vend tjetër të botës ka aq marrëzi sa një femër të pranonte kalvarin e burgjeve e internimeve gjatë gjysmë shekulli e të vdiste pa kujdesin më të vogël shëndetësor, e braktisur nga të gjithë, për shkak të personalitetit të fuqishëm, që nuk i lejonte të mohonte bindjet e veta politike? 1) Në cilin vend të botës një krijues i ri i talentuar do ta mbyste në oqean anijen e ideologjisë sunduese, që e kishte legjitimuar diktaturën në Nenin 2 të Kushtetutës, për tu mbytur vetë fizikisht prej saj?2) Në cilin vend të botës nipi i njërit prej armiqve më të mëdhenj të diktatorit do të ruante dëshirën e flaktë për jetën e do të këndonte me shpirt serenatat korçare mes spiunëve e provokatorëve, për të vdekur para kohe prej thonjve të saj?3) Me pyetje të tilla mund të mbusheshin libra të tërë, por kjo do të sillte humbjen e interesit të lexuesit.
    Ngjarje të tilla, me siguri, Kadareja ka parë e ka dëgjuar shumë. Por dimensioni i tij ishte programuar herët prej plakave gjirokastrite, të cilat shihnin me tejqyrë se çfarë ndodhte atje tej në Stamboll, në qendrën e perandorisë osmano-bizantine, ku thureshin intrigat e holla të pushtetit. Dëshira e tij për të njohur botën ishte ndezur prej aeroplanëve italianë, të cilët uleshin e ngriheshin në aerodromin e vogël të fushës së Gjirokastrës, duke e ftuar të shkonte në një botë të largët, të cilën fantazia e bënte po aq të prekshme sa yjet dhe galaktikat. Këndvështrimi i Kadaresë për vendin ku kishte lindur u zgjerua padyshim kur ai shkoi për studime në Moskë, duke e parë atë nga larg me sytë e imagjinatës dhe fantazisë, i distancuar nga ngjarjet e vogla e meskinitetet, sikurse shohin astronautët planetin Tokë, nga hapësirat kozmike. E sigurisht, duhet ta shohësh botën nga një dimension kozmik, për të kuptuar atë çka ka më të çmueshme ajo: Qenien njerëzore.
    E çuditshme përsëri, por po ajo kamera, nga e cila kemi ato kujtime të pakta vizuale nga vërshimet djaloshare të Kadaresë, kemi edhe disa kujtime të vyera nga jeta personale e diktatorit shqiptar, ku ai nuk shfaqet me pamjen impozante të dandi-t perëndimor, por me trupin e zhveshur e të squllur të një qenie krejt të pasigurt në ujërat cekëtinës ku përpëlitet? Është thjesht rastësi apo ekziston një ligjësi e brendshme, e padallueshme për dimensionin njerëzor, që përcakton rendin dhe lidhjet e brendshme të fenomeneve? Thua të ketë aq forcë vullneti njerëzor sa të krijojë realitetin fizik të vrojtuar, sikurse pretendojnë studiuesit bashkëkohorë amerikanë Bruce Rosenblum e Fred Kuttner në veprën e tyre, të hedhur për diskutim, “Enigma e kuanteve”?
    Të krijohet përshtypja sikur një dorë e padukshme, e plotfuqishme, e kishte ndarë pushtetin mbi këtë tokë të lashtë midis këtyre dy individualiteteve: Njërit mbretërinë tokësore, ndërsa tjetrit atë qiellore. Kadaresë nuk i mbetej veçse të pranonte atë qiellore, mbasi tokësorja tashmë ishte zënë. Dhe sigurisht kjo ishte zgjidhja më racionale, por a ishte ajo zgjidhje përfundimtare? Edhe Krishti, kur e kryqëzuan, pati një çast dobësie e frike për të braktisur tokën, kur thirri: “O At, pse më braktise?”, por, nga ana tjetër, cili do të ishte ai Ponc Pilat që nuk do të dëshironte të rezervonte një vend në galerinë qiellore?
    Pikërisht, për të rezervuar një vend të tillë, diktatori shkroi jo pak, por mbi dyzet “Vepra” politike dhe nja pesë a gjashtë të tjera me “kujtime”, në të cilat trajton pothuajse ato tema, që ishin trajtuar më parë nga shkrimtari. Por, nëse “Veprat” e diktatorit, pas rënies të diktaturës u shërbyen vetëm shitësve ambulantë të farave të lulediellit për të bërë kaushë, duke i shpëtuar fatit që meritonin vetëm sepse nuk e kishin letrën e butë dhe poroze, vepra e Kadaresë mendojmë se do të jetë material studimi për breza të tërë. Kur flasim për vepër të Kadaresë, nuk kemi parasysh vetëm botimin e shtëpisë botuese “Onufri”, por kryesisht botimet e para të tyre, që edhe pse shpesh herë hidheshin në treg në 25 apo 30 mijë kopje, ishte vështirë t’i gjeje në librari.
    Jo pak herë, pas ndërrimit të sistemit politik në vendin tonë, sirenat janë munduar ta joshin Kadarenë në “mbretërinë tokësore”, duke i ofruar “skeptrin” e Presidentit të Republikës, por ai e ka refuzuar gjithmonë kategorikisht atë. Me dashjen apo pa dashjen e tij, ai tashmë ishte zhvendosur në një dimension tjetër dhe duhet të ketë kuptuar se në stadin e tanishëm të zhvillimit njerëzor, njeriu nuk mund të ndodhet në dy vende njëkohësisht.
    Po të bënim një krahasim nga fusha e artit të fotografisë, do të thoshim se portretet me rrudha e vraga plagësh janë më të bukura artistikisht e më interesante se portretet pa cene të zonjushave, të cilat e ndjekin luftën e demave nga shkallët e arenës. Po në mënyrë figurative do të thoshim se gjatë gjithë krijimtarisë së tij, Kadare ka qenë në arenën e luftimit. Por, ai nuk mund të dilte pa plagë nga përleshjet e shumta. Janë vragat e këtyre plagëve, që mund të na tregojnë më tepër se vetë toreadori, për përleshjen dhe flirtin me demin e egër të diktaturës, ku, sigurisht, nuk kanë munguar as kompromiset, lëshimet taktike apo dhe gabimet.
    Një nga këto gabime mendojmë se është tentativa për të zbritur nga piedestali të parin kandidat shqiptar për çmimin “Nobel” për letërsinë, autorin e “Lahuta e Malcisë”, Gjergj Fishta, tek shkrimi tepër interesant, “Autobiografia e popullit në vargje”, mëkat që po e mbart si gurin e Sizifit prej mëse tridhjetë vjetësh.
    “…Shkurorëzimi i këtij miti, sidomos në planin artistik, ka qenë dhe mbetet një nga detyrat e pakryera të kritikës sonë letrare. Vepra e Fishtës dhe sidomos “Lahuta e Malësisë”, jo vetëm që është agresive në thelbin e saj, por është e varfër në ide, jashtëzakonisht arkaike dhe me një nivel të dyshimtë artistik…”
    “Autobiografia e popullit në vargje”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” viti 1971, fq 44.
    Sigurisht, Fishta nuk përdorte format moderne të letërsisë, por edhe sikur asnjë vlerë letrare të mos kishte, thjesht evidentimi i eposit shqiptar në gjuhën e shkruar dhe mbi të gjitha, krijimi i atij alfabeti në Kongresin e Manastirit, me të cilin shkruan edhe sot Kadare, do të meritonte respekt dhe vlerësim, prandaj ai nuk ka pse të ndjejë aq mllef, ndaj njerëzve të ndërsyer dhe shumë më pak të kulturuar, të cilët i shkruajnë letra Stokholmit për të mos i dhënë çmimin “Nobel” (Kadaresë). Ai duhet ta dijë se e keqja nuk i vjen nga ujërat e ngrohta të Jonit e Adriatikut, por nga erërat e ftohta të Arktikut e të Siberisë: ‘Njeriu yt mishin ta ha, por kockën ta ruan’.
    Një nga krijimet më mbresëlënëse të Kadaresë është padyshim edhe poema “Përse mendohen këto male”, e cila ruan ende pas gjysmë shekulli freskinë dhe forcën shprehëse të abstraksioneve surrealiste.
    Çuditërisht, duke lexuar këtë poemë të përfshirë në vëllimin e shtatë të veprës së Kadaresë, vë re se mungojnë pothuajse gjysma e strofave të saj, disa prej të cilave me forcë të madhe shprehëse. Po citojmë vetëm dy prej tyre:

    “Përtypje legjenda në netët e acarta,
    Nga uria haje këngët e tua prapë.
    Shqipëri,
    Të përkulur pas një parmende në muzg,
    Të zinte gjumi,
    Nën qiellin pus.
    Dhe ëndërroje kaq pak lumturi, sa në botë
    s’ka ëndërruar njeri.

    Ëndërroje
    Një copë më shumë bukë,
    Një lugë më shumë shëllirë.
    Ëndërroje shëllirën dhe bukën
    Dhe pak, fare pak yndyrë,
    Që ta haje bashkë me pushkën.
    Ndërsa tjetra:

    Dhe heshtnin vargmalet si vargan kuajsh,
    O, ç’vargan kuajsh
    Këto vargmale!
    Prisnin me orë,
    Me ditë,
    Me muaj,
    Dikë që t’i printe në luftën e madhe.
    Dikë që t’i printe drejt botës së re,
    Prisnin vargmalet me kokën në re”.

    “Vjersha dhe poema të zgjedhura” Shtëpia
    Botuese “Naim Frashëri” 1966, fq 91, 95.

    Abstragimi dhe figuracioni që gjejmë në këto vargje ka përmasa marramendëse.
    Sigurisht ëndërronte njeriu për pak lumturi (është e drejtë dhe privilegj i njeriut të ëndërrojë) dhe vargmalet “prisnin dikë që t’i çonte drejt botës së re”, por nuk prisnin maskarenjtë që do t’i çonin në skëterrë… (Vargmalet janë ende duke pritur dikë që të ketë farën e idealizmit në vetvete, për t’i çuar drejt një “bote të re”).
    Përse duhen hequr këto vargje nga poema? Për t’i rritur vlerat poemës apo për të qenë konjuktural?
    E kemi të vështirë të kuptojmë se si një kapacitet si Kadareja, të mos kuptojë se me retushe të tilla, më tepër e dëmton se sa e përmirëson veprën e vet. Kjo na kujton historinë e atij konstruktorit të madh beqar, që kishte një mace e një kotele, i cili porositi zdrukthëtarin t’i hapte dy vrima për macet te dera e jashtme e shtëpisë, një të madhe e një më të vogël, duke mos kuptuar se vrima e vogël ishte e panevojshme. Çdo vepër artistike është produkt i psikologjisë e rrethanave të një kohe të caktuar, prandaj, mendojmë se atë nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë as autorët e tyre: Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet.
    Por, jo më kot e kemi titulluar “Marrëzia e Kadaresë” këtë shkrim.
    Aq i marrë është ky njeri, sa duke e ditur se do të mjaftonte distancimi nga kombi të cilit i përket e që është më i marrë se ai, për të marrë çmimin prestigjioz “Nobel” për letërsinë, i vuri kapak mendimit të tij letraro-filozofik, me sfidën “Mosmarrëveshja”, duke e cilësuar kombin e tij si as më të mirë e as më të keq nga kombet e tjera.
    35 vjet më parë, në s’gabohem, Ismail Kadarenë e propozoi për çmimin “Nobel” për letërsinë Akademia Franceze, një nga akademitë më të njohura, e cila e ka siguruar prestigjin e saj duke ushtruar ndikim mbarë botëror, pa u ndikuar nga qarqet politike dhe interesat pragmatiste franceze. Çuditërisht, megjithëse vazhdimisht ndër vite Kadare ka qëndruar midis kandidatëve më të lakuar, për të marrë çmimin prestigjioz, ai u është dhënë shkrimtarëve të tjerë, vlerat e të cilëve nuk i vëmë në diskutim, të cilëve as u shkonte ndërmend ky vlerësim kaq i lartë, sikurse ishte rasti i shkrimtares angleze Doris Lesing, e cila, në pleqëri të thellë, ishte duke përkëdhelur maçokun e vet të dashur, kur i njoftuan lajmin. Kjo tregon fare qartë se Akademia Suedeze nuk është aq e pandikuar nga zhvillimet politike në botë dhe shkrimtari ynë i njohur duhet ta dijë këtë. Këtë e vërtetojnë edhe fushatat sistematike të qarqeve filoserbe, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kundër dhënies së çmimit Kadaresë, në prag të dhënies së këtij çmimi.
    Një nga rrymat që merret me shpjegimin e funksionimit të mekanizmit psiko-motorik të njeriut, i ndan njerëzit në dy kategori kryesore:
    Në të parën bëjnë pjesë të gjithë ato qenie njerëzore, tek të cilat korteksi, ku janë të vendosura vetëdija dhe të gjitha reflekset e fituara gjatë evolucionit njerëzor ndër mijëravjeçarë, mbizotëron dhe mbyt të gjitha impulset e ardhura nga subkorteksi, ku ndodhen të nënshtresuara instinktet primitive. Në këtë kategori përfshihen pjesa më e madhe e njerëzve ose, thënë ndryshe, njerëzit e zakonshëm.
    Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë ato qenie njerëzore, tek të cilat mbizotëron subkorteksi, pra nënvetëdija, instinktet. Qeniet e kësaj kategorie nuk i kontrollojnë veprimet e tyre nëpërmjet korteksit, por i shfaqin ashtu si u vijnë nga nënvetëdija e tyre, prandaj njerëzimi këta njerëz i konsideron “të çmendur”.
    Midis këtyre kategorive, ekziston një kategori e tretë njerëzish, të cilët kanë aktivitet të ethshëm të subkorteksit, ku vlojnë instinkte, ëndrra, fantazi nga më iracionalet, por që e kanë në kontroll të plotë këtë veprimtari. Ata lejojnë të dalë në sipërfaqe vetëm atë pjesë të llavës që u vlon në shpirt, e cila mund të kalojë nëpërmjet filtrit të imët të korteksit (vetëdijes, logjikës). Është kjo kategori, nga e cila dalin poetët, artistët dhe shkencëtarët; pra talentet dhe gjenitë e të gjitha fushave. Padyshim, Kadareja është një prej tyre dhe këtë e ka demonstruar me tepricë në veprën e tij voluminoze, ku ëndrrat, makthet, shtysat primitive njerëzore, venë në lëvizje atë univers (do guxonim ta cilësonim “kadarean”), në të cilin gjen vendin e vet çdo gjallesë e lindur dhe e evoluar në këtë planet, që quhet “Tokë”.
    “Në fund të fundit, një nga fatet e shkrimtarit është që, duke qenë i mençur, të mos e humbasë thesarin e mrekullueshëm: Marrëzinë”, thotë Kadare te “Dialog me Alain Bosquet” bot. “Onufri”, 1996, fq 109.
    E, nëse këto reshta e bëjnë të rrudhet shkrimtarin tonë të madh, “për ta ngushëlluar”, do thosha se pemët me kokrra gjuhen me gurë dhe se gurët e mi, nëse i percepton si të tilla vërejtjet e këtij shkrimi, nuk kanë për qëllim të dëmtojnë as frutat dhe as pemën e shëndetshme të Kadaresë (gjë që edhe sikur të doja nuk do të mund ta bëja, sepse nuk ka sëpatë që pret pemë të krahasueshme vetëm me veprën e Balzakut nga ana e dimensioneve dhe e lidhjes së brendshme organike), por , duke e perifrazuar atë (Kadarenë), për të thënë se edhe vetë Kadare, nga pikëpamja njerëzore nuk është as më i mirë dhe as më i keq se bashkëkombësit e vet.
    Vepra e Kadaresë është shëmbëlltyrë e tokës që e ka pjellë. Në të gjen të gjitha thesaret që mban kjo tokë, që nga metalet më të çmueshme e më të rënda deri tek gazrat pa peshë. Po të gërmosh në të, do të ndjesh, që në goditjet e para të kazmës, aromat nazike të poezisë. Dhe sa më thellë të gërmosh, aq metale më të vyera do të gjesh: do të gjesh sentenca me peshën e plumbit, mendime po aq depërtuese sa rrezet e metaleve radioaktivë dhe humor e sarkazëm, që ka mprehtësinë dhe kthjelltësinë e diamantit.
    Gjithë veprën e Kadaresë e përshkon një ind i brendshëm nga fillimi deri në fund, gjë që e bën atë unike në botën letrare. Të gjitha veprat e tij kanë të bëjnë me identitetin e patjetërsueshëm, por të padokumentuar plotësisht në gjuhën e shkruar, të një kombi, që jo vetëm i ka rrënjët në të shkuarën e lashtë pellazgjike, por ka ruajtur me fanatizëm gjuhën e vet të zanafillës, duke sakrifikuar, ndoshta pa vetëdije, gjymtyrë të vetvetes (si te përralla e qerosit), duke iu përshtatur pushtimeve ushtarake e ideologjike, por duke mbetur në thelb po aq pagan sa në kohën e Dionisit të kryqëzuar.
    Marrëzia e Kadaresë është “marrëzi” e përmasave universale dhe ne “me të drejtë” mund të krenohemi që jemi popull i marrë.
    Shpjegime:
    1) Musine Kokalari
    2) Shpëtim Gina
    3) Jorgo Plak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2014
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031