Musine Kokalari, luftë me penë

E Diel , 09 Shkurt 2014
1 comment

Astrit Lulushi

Musine Kokalari e gjyqMë 10 shkurt 1917 – Në Adana, Turqi, lindi nga prindër gjirokastritë, Musine Kokalari (disa sjellin si datë të lindjes 25 tetorin 1918). Musine ishte prozatore, politikane, poete, themeluese e partisë së parë social demokratike në Shqipëri (1941); femra e parë ndër disidentët e parë të viteve të para të jetës nën komunizmin e llojit shqiptar; u përndoq, dënua, internua, harrua, braktis, vdiq në mjerim, e sëmurë rëndë, pa njeri pranë, madje as mjek. Musine, femra e pare shqiptare shkrimtare, e arsimuar në perëndim (Itali), bëri emër letrar në vitet 1930 – ’40; Sejfullah Malëshova i afroi anëtarësim në Lidhjen e Shkrimtarëve (por të dy do të përfundonin burgjeve dhe internimeve).

Pas pushkatimit të dy vellezerve nga komunistët (nëntor 1944), dhe pas një letre dërguar misioneve amerikane britanike ku ajo ankohej se në Shqipëri fjala e lirë po mbytej, më 17 janar 1946 Musine përfundimisht arrestohet dhe më 2 korrik dënohet me njëzet vjet burg. Pavarësisht akuzës (me titullin e frikshëm  “veprime sabotazhi”), fjalët e Misinesë në gjyq tregojnë se ajo dënohej për diçka tjeter: “unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e saj. Ju mburremi se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi qe doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”

Në vitin 1964, pas 18 vjet në burgun famëkeq të Burrelit, e izoluar dhe nën mbikqyrje të vazhdueshme, Musine Kokalari kaloi 19 vitet e mëtejshme të jetës së saj në internim në Rrëshen, ku vdiq më 14 gusht 1983 nga një sëmundje e rëndë.

Nga kujtimet e saj;
“12 nëntor 1944, mi morën dy vëllezër e shumë veta në lagje (për fat një vëlla i tretë ishte i sëmurë me tifo) i vranë “ushtarët çlirimtarë”. Më 13 nëntor më arrestuan. Më mbajtën në një shtëpi tek lagja jonë. Ndaj të gdhirë…. na shpunë në rrugën Bardhyl. Na përplasën në bimsat e një shtëpie ku qenë shumë të burgosur, të mbledhur andej-këndej. Më mori në pyetje Sylo Kozeli dhe Sotir Polena. Më thanë:
-S’ke bërë luftë.
-S’na latë ju të bënim.
-E ç’ke bërë?
-Jam marrë me shkrime.
Kam botuar libër për fëmijë.
-Libër!!, u përgjigj me injorancë Sylo Kozeli
-Lufta është bërë dhe bëhet me pendë dhe me armë. Ti e bëre me armë, por me pendë, s’je i zoti ta bësh”. (Musine Kokalari, Vepra)

One response to “Musine Kokalari, luftë me penë”

  1. Faruk Myrtaj says:

    Musine Kokalari eshte nje gjemb i bukur, i dhimbshem, ne kujtesen sociale, politike dhe kulturore te shqiptareve,,,

    Sa me heret ta pranojme qe kemi qene te dhunshem, brutale e te pandjeshem ndaj saj, aq me mire do ndjehemi…

    Sa me shume te vonojme, aq me te irrituar, ne konflikt me qyteterimin dhe pluralizmin qe ajo besoi dhe provoi ta praktikonte…

    Tere shqiptaret e moshes dhe kohes se saj, tere ata qe e dinin dhe heshten, tere ata qe mbyllen gojen dhe renden drejt suksesit te tyre vetiak, dhe qe sot e kesaj dite vazhdojne te besojne se korren lavdi ne kohen kur ajo provoi etjen per njeriun dhe meritonte me shume humanizem, ndjehen mekatar.

    Asnje arritje apo madheshti qe eshte shenuar zyrtarisht ne vitet e Ndeshkimit dhe te Harreses ndaj Musine Kokalarit nuk mbetet e ndershme dhe as e merituar…

    Astrit Lulushi na kujton se emri e vepra e Musine Kokalarit, por edhe qendrimi yne ndaj saj, mbeten te shenuar ne “çfare ka ndodhur” dhe vazhdon te ndodh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2014
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728