Gjon Mili në përvjetor

E Shtunë , 15 Shkurt 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

mili-by-raul-dufyNë Stamford, Konektikat, me 14 shkurt 1984, vdiq Gjon Mili, fotograf i shquar shqiptar dhe amerikan. Kishte lindur në Korçë më 28 nëntor 1904. Erdhi në Amerikë kur ishte 19 vjeç dhe fotografia ishte pasioni i tij. Studioi në Boston në MIT (Massachussests Institute of Technology). Në albumin e tij “Photografs & Recollections” Gjon Mili tregon se, më 1949, revista Time e ngarkoi atë me detyrën për të realizuar një seri fotografish me personalitete të njohura në Evropë. Fotoja e parë në këtë kuadër ishte piktori francez Raul Dufy, ku ai kishte dalë duke pikturuar, ndërsa peneli mes gishtave të deformuar nga artriti gati sa nuk i binte nga dora. Këtë fotografi e pa një mjek i njohur në Boston, i cili u interesua që Dufy të vinte për trajtim në Amerikë, ku atëherë sapo kishte dalë ilaçi i ri Kortizon, në atë kohë i provuar dhe i sukseshëm kundër artritit.

Pas kurës, Dufy u përmirësua si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht, “ndërsa unë bëra një mik të mirë”, tregon Mili. Atë vit, gjatë shërbimit të tij në Evropë, Gjon Mili u njoh e fotografoi edhe shumë artistë të tjerë të shquar, duke përfshirë piktorin Henri Matis, violinçelistin Pablo Kasal, i cili ashtu si spanjolli tjetër, Pikaso, jetonte në atë kohë në mërgim në Francë, në shenjë proteste ndaj regjimit të Frankos.

One response to “Gjon Mili në përvjetor”

  1. Azem Koleci says:

    Zeri i Amerikes’ asht’ nje dritare e mire informacioni per mbareshqiptaret.
    Akoma ma shume e pasuron Astrit Lulushi me larmine e shkrimeve shume te vlefshme e te domosdoshme qe na sjell ne menyre te perpikte e profesionale, me c’ka gjej rast t’a falenderoj ne veqanti si dhe vete stafin e ‘Zerit te Amerikes’ ne pergjithesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2014
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728