Gurakuqi, Rilindas

E Mërkurë , 19 Shkurt 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Luigj GurakuqiMe 19 shkurt 1879 – Lindi në Shkodër Luigj Gurakuqi; “shqiptar i vlefshëm” do të thoshte At Fishta; “pionier i qytetërimit” mendonte peshkop Noli; “mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, shkroi Padër Anton Harapi. Nga këto cilësime, del se Luigj Gurakuqi ishte rilindas (dijetar i gjerë me njohuri në shumë fusha njëherësh; hartues, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, ekonomist, i gjendur në të gjitha ngjarjet më kulmore të jetës shqiptare në çerekun e parë të shekullit XX,  tepër aktiv e në rol udhëheqës).

Pas revolucionit të vitit 1924, Gurakuqi, si shumë pjestarë të qeverisë Noli, ikën nga vendi; për qeverinë e re, kjo ishte periudhë spastrimesh dhe larje-hesapesh. Më 2 mars, ndërsa po hynte në një kafene në Bari të Italisë, Luigj Gurakuqi qëllohet me armë dhe vritet nga një i afërm i tij, Baltjon Stamolla. (Nëno moj, mbaj zi për vllanë/Me tre plumba na i ranë/Na e vran’ e na e shanë/Na i thanë trathëtor) – Fan Noli.

Historianët thonë se Stambolla kishte vepruar me nxitje të qeverisë së kryesuar nga president Ahmet Zogu, ose si i paguar nga qeveria për të vrarë një kundërshtar të saj; dhe ata e bazojnë këtë në një letër që Baltjon Stamolla i dërgoi Ahmet Zogut dhe Ceno beg Kryeziut, dy ditë pas vrasjes së Gurakuqit. Letra mban adresën e burgut të Barit, dhe sot ruhet në Muzeun e Shtetit në Shkodër.

“Kerkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2014
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728