Jo, Lamberci nuk tallej!

E Premte , 21 Shkurt 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Maximilian Lambertz mes malesoreve shqiptare ne fillim te shekullit XX

Lamberci ne qender, ulur, me kostum kombetar shqiptar (1907)

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Në facebook, dikush pyeti nëse Lamberci tallej me shqitarët me këto fjalë? Jo,  Lamberci e kishte seriozisht! Kur Maksimilian Lamberci i shkroi këto fjalë në studimin Një vështrim mbi letërsinë shqipe” (1956), ai nisej nga hulumtime të thella që kishte kryer prej dekadash. Maximilian Lamberc (1882 – 1963) e kishte studiuar shqipen (gjuhë, kulture, foklor) një jetë të tërë. Si albanolog, Lamberc jetoi për një vit (1907) mes arvanitasve në Greqi. Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit  në Badhesas (Villa Badessa).

Nga maji në qershor 1916, Lamberc  shkoi në Shqipërinë veriore dhe qendrore duke regjistruar për herë të parë mbi baza shkencore gjuhën dhe folklorin shqiptar. Në këtë udhëtim ai vizitoi Grudën, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Luginën Kir, Shoshin, Shalën, luginat e Drinit dhe të Valbonës dhe sidomos Mirditën.

Në dhjetor 1916 ai u kthye në Shqipëri, këtë herë me trupat perandorake austriake që kishin pushtuar Shqipërinë veriore dhe qendrore në kuadër të Luftës Botërore. Ai ishte ngarkuar për krijimin e  sistemit arsimor shqiptar dhe ishte anëtari i vetëm i huaj i Komisisë Letrare Shqipe që autoritetet austriake kishin formuar per krijimin e një sistemi shkollor të njësuar për mbarë Shqipërinë. Në Shkodër, Lamberc ishte me Gjergj Fishtën botues i gazetës Posta e Shypnisë në të cilën botoi edhe disa studime të vetat. Pas Luftes I Boterore Lambertz u kthye në Austri, dhe shkroi disa  libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht folklorit.

Fundi i Luftës II botërore e gjeti Lambercin në Gjermaninë Lindore nën kontrollin sovjetik. Në qershor të vitit 1945, ai u emërua drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja në Lajpcig dhe në tetor 1946, bëhet profesor i Gjuhësisë Krahasuese. Deri sa doli në pension, më 1957, Maksimilian Lambertz drejtoi edhe  Institutin e gjuhëve indo – evropiane.

Lamberci e vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1954 dhe në vitin 1957.  Edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe vendeve të bllokut sovjetik, Lambers refuzoi t’i shkepuste  lidhjet e tij me Shqipërinë në fushën e gjuhës dhe kulturës. Në pritjet e ambasadës shqiptare në Berlinin lindor, ai merrte pjesë vazhdimisht duke u interesuar për ecurinë e studimeve albanologjike në vend. Maksimilian Lamberc vdiq më 26 Gusht 1963; autoritetet komuniste gjermano lindore lejuan që trupi  të varrosej në Vjenë, duke respektuar dëshirën e tij të fundit.

One response to “Jo, Lamberci nuk tallej!”

  1. toni says:

    shqiptaret jane kombi me i vjeter ne bote por qe kane vuajtur dhe vuajne shume nga shtypjet e barbareve te vjeter dhe te rinj qe nuk duan ta njohin kete komb por ta zhdukin ate dhe nuk ja kane arritur kurre qellimit mgjs na bejne te vuajme……………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

February 2014
M T W T F S S
« Jan   Mar »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728