Klementi XI – Papa Shqiptari

E Mërkurë , 19 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pope-clement-xi-inscriptionMë 19 mars1721 – Vdiq në Romë, Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu.

Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake.

Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua “Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Ilirium Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2014
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31