Shembje bustesh e idhujsh

E Premte , 11 Prill 2014
1 comment

Astrit Lulushi

Enver HoxhaMe 11 prill 1985 – Shqipëria në zi – në Tiranë vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç; “humbje e thellë” do ta quante shtypi nën kontrollin e tij; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “….ka pak arsye për keqardhje…vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë” (The Times, London 12 prill 1985).

Nuk kishte rast që Hoxha të mos pritej me brohoritje nga audienca; dhe ai i pranonte ato; në fund u thoshte se duatrokitjet i takojnë Partise (e cila ishte e vetja). Ndërsa në shumë vende të Evropes Lindore, çdo shtetas ishte edhe anëtar partie, Hoxha e hapi PPSH-në vetëm për të përzgjedhurit me tepër kujdes, më të besuarit; gjithë të tjerët (populli) ishin thjesht të dyshimtë (fajtorë derisa të gjendeshin të pafajshëm). Por Hoxha nuk kurseu asnjërën palë; Partia-Shtet vrau, burgosi, internoi, përndoqi, terririzoi qindra mijëra; prej vitit 1976 (prishja me Kinën), vendin e izoloi plotësisht dhe u tha njerëzve të hanin bar.

Homazhe të shumta, koreografi masive, u bënë para arkivolit. Ramiz Alia, pasardhësi i tij, nuk lejoi që në pllakën e varrit të vihej data e vdekjes, duke thënë se për Enverin ka vetëm ditëlindje. ”Fatkeqësisht për Shqipërinë, Alia duket se kishte të drejtë. Shqipëria vazhdon të jetojë me trashëgiminë e Hoxhës, dhe do të vazhdojë deri për një fare kohe”. (Balkan Strongmen, Bernard J. Fisher, London – 2006).

Hoxha pati edhe arritje; në arsim, mjekësi, industri; por urrejtja dhe zemërimi grumbulluar ndaj tij ishte shumë më i madh dhe u shpreh me rrënime të shkollave, spitaleve, fabrikave, uzinave, çdo gjëje që simbolizonte pushtetin e tij, në fillim të viteve 1990, kur shtatoret, bustet dhe diktatura ranë të gjitha njëherësh. Më 1992, trupi i Enver Hoxhës do të hiqej nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. De-jure, Enver Hoxha vazhdon të jetë “Hero i Popullit”.

 

One Response to “Shembje bustesh e idhujsh”

  1. -Thoma Note says:

    Enver Hoxha vdiq, por nuk kane vdekur enveristet.

Leave a Reply

Rreth autorit

Rreth autorit

Astrit LulushiAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera. Gjithashtu çdo të martë dhe të enjte, në programin televiziv Ditari, Astriti sjell te reja mjekësore* të javës për shikuesit dhe dëgjuesit e programeve të Zërit të Amerikës në shqip. Edhe për lexuesit në zeriamerikes.com ose facebook.com/zeriamerikes, Astriti përgatit një Kalendar Historik me ngjarje që kanë ndodhur kudo në Botë.

*Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2014
M T W T F S S
« Mar   May »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930