Lufta ruso – turke dhe Ballkani

E Enjte , 24 Prill 2014
1 comment

Astrit Lulushi

Russian -  Turkish WarMë 24 prill 1877 fillon lufta ruso – turke; Rusia i shpall luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të. Faktorët shtesë të luftës ishin edhe shpresat ruse për të rimarrë territoret e humbura gjatë Luftës së Krimesë, si dhe për vendosjen e kontrollit në rajonin e Detit të Zi, dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkan.

Lufta ruso – turke solli ndryshime edhe mes shqiptarëve; ata mësuan se perandoria Osmane nuk ishte e pathyeshme; dhe së dyti, trojet e tyre nën perandori nuk ishin aq të mbrojtura ndaj rrezikut të gllabërimit nga vendet fqinje – shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit (1878) – kuptimi i gjendjes solli ndryshimin e mendësisë që i futi shqiptarët në udhën drejt pavarësisë.

Gjithashtu, Lufta ruso – turke shkaktoi një ndryshim tjetër; atë mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite. Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës. Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që e zevendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe; simbol i shoqatave të tilla ndihmëse në shumicën e vendeve myslimane – më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.

One response to “Lufta ruso – turke dhe Ballkani”

  1. I have recently started a site, the information you offer on this website has helped me tremendously. Thank you for all of your time & work. “A physicist is an atom’s way of knowing about atoms.” by George Wald.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2014
M T W T F S S
« Mar   May »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930