Histori: Vatra tregon fuqinë e saj

E Premte , 02 Maj 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi

vatra-logo-largeMë 2 maj 1919, Nikolas Kasavetes, sekretari i Bashkimit Pan Epirot të Amerikës, paraqet një dokument konfidencial pranë Konferencë së Paqes në Paris, duke kërkuar bashkimin e të gjithë Epirit të Veriut me Greqinë. Bashkimi Pan-Epirot i Amerikës ishte themeluar në Boston më 1918 për të njohur publikun amerikan me “karakterin helenik” të  mbarë krahinës së Epirit dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje për shkëputjen e saj nga “Greqia mëmë”. Bashkimi pan epirot kryesohej nga George Kristaq Zografos, i cili kishte qenë president i ish-shtetit autonom të Epirit.

Dokumenti i dërguar në Konferencës së paqes në Paris ishte nëshkruar nga 1756 persona të cilët thuhej se ishin nga Korça e Gjirokastër. Me këtë dokument, Bashkimi Pan-Epirot synonte të ndikonte pranë Konferencës së Paqes për t’i marë Shqipërisë dhe ato pak troje që Greqia nuk kishte mundur t’ia shkëpuste pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, e cila në dokumentin pan-epirot cilësohej pa të drejtë si organizatë e kontrolluar vetëm nga myslimanë shqiptarë, u përgjigj menjëherë me një kundër-deklaratë të nënshkruar nga 3255 shqiptarë të krishterë nga Korça e Gjirokastra, të cilët kundërshtonin një bashkim të mundshëm me Greqinë.

Pak ditë më vonë, (14 maj 1919), komisioni i Konferencën e Paqes, i ngarkuar për të shqyrtuar pretendimet greke hoqi dorë nga çështja, në pamundësi për të arritur marrëveshje të njëzëshme. Kundër-veprimi i Vatrës – në kohën, vendin dhe me fuqinë e duhur – solli sukses.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2014
M T W T F S S
« Apr   Jul »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031