Bajroni kalon Dardanelet

E Shtunë , 03 Maj 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi

Lord ByronMë 3 maj 1810 – Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, ngushticë 1.3 deri 5 km e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane, që lidh Detin Egje me detin Marmara.

Etimologjia e fjalës Helles-Pont vjen nga mitologjia; “Helle”, motra e Phrixus dhe “Pont” për det, liqen ose pellg. Një tjetër etimologji thotë se Helle vjen nga Ilion, emri i lashtë i Trojës. Ndërsa Dardanele rrjedh nga Dardani, truall i lashtë fqinj me Trojën (ndonjëherë emër alternativ për Trojën).

Vetë Dardania e morri emrin nga Dardanus, biri mitik i Zeusit dhe Elektrës. Dardanus kishte dy djem, Idaeus and Deimas – sipas traditës – kur ndodhi përmbytja e madhe dardanët u shprishën, u shpërndanë, dhe një grup me Idaeus në krye kaloi në Evropë ku themeloi Dardaninë.

Kështu mund të shpjegohet pse kohë më vonë, siç thotë Homeri, dardanët u rreshtuan në Luftën e Trojës përkrah trojanëve, të cilët s’ishin tjetër veç dardanë të mbetur në Azinë e vogël pas përmbytjes së madhe. Po ashtu, Virgjili në Eneidën e tij përmend prejardhjen dardane të princit trojan, Enea, ikja të cilit pas rrënimit të Trojës, solli në pah etruskët dhe më pas romakët, bazuar ne legjenda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2014
M T W T F S S
« Apr   Jul »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031