Claudio Saracini; Muzikant i harruar

E Martë , 01 Korrik 2014
Leave a comment

Marco BerniMë 1 korrik 1586 në Siena të Italisë, në një familje fisnike, lindi Claudio Saracini, instrumentist i njohur lute (lahutë), dhe kompozitor italian (vdiq më 1630). Pak dihet lidhur me arsimin e tij muzikor.

Një veçori unike e kompozimeve të Saraçinit është ndikimi i muzikës popullore, veçanërisht muzikës ballkanike; kjo është cilësuar si diçka jashtëzakonisht e rrallë në fillimet e muzikës italiane të stilit ‘barok’.

Muzikologët supozojnë se Saraçini udhëtoi gjërësisht në Balkan kur ishte i ri dhe aty u njoh me muzikën dhe instrumentet vendase, përfshi lahutën (deri tani askush nuk ka hedhur ndonjë hipotezë se Saraçini ose të parët e tij, mund të kishin emigruar në Itali gjatë ikjes masive nga Ballkani, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbej, kur rajoni ra përfundimisht nën sundimin osman në fund të shekullit XV).

Veprat e Klaudio Saraçinit sikur pësuan rigjallërim në shekullin e 20-të, kur tërhoqën vemendjen e studiuesve të muzikës, pas një periudhe të gjatë harrese. Një bust i tij ndodhet në Garden of Villa Chigi Saracini, Castelnuovo Berardenga, Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2014
M T W T F S S
« May   Aug »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031