Mithat Frasheri – Ati i Kombtarizmit

E Enjte , 31 Korrik 2014
Leave a comment

Mithat Frasheri (1880 - 1949)Në korrik 1949 – Mit’hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij). Në vitin 1945, kur komunistët morrën pushtetin në Shqipëri. Mit’hati iku në Itali. Vitet e para të luftës së ftohtë i kaloi duke u përpjekur për të mbledhur së bashku një koalicion të forcave anti-komuniste shqiptare në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Kishte vetëm disa vite që i ishte rikthyer politikës.

Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit’hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit’hat filloi të mendonte për t’a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike – ai themeloi Ballin Kombëtar.

Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Mit’hat Frashëri shkroi: “Deri tani shqiptarët kanë jetuar shumë pak për veten e tyre; nga veprimtaria e tyre, gjaku i tyre, talentet e tyre kanë përfituar fqinjët e tyre. Ata kanë shenjtëruar të mirën e tyre për të mirën e të tjerëve. Tani ata duhet të jetojnë dhe.. punojnë për veten e tyre, për Shqipërinë e tyre”.

Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar; në vitin1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit – Mit’hat Frashëri është konsideruar nga shumë njerëz si babai i nacionalizmit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

July 2014
M T W T F S S
« May   Aug »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031