Otto Witte; ish-Mbret i Shqipërisë

E Mërkurë , 13 Gusht 2014
Leave a comment

Otto Witte1913 – Otto Witte, aktor e akrobat, shpalli se ishte kurorëzuar mbret i Shqipërisë. Në vitin 1913, disa muslimanë shqiptarë ftuan Halim Eddine, nipin e Sulltanit, që të vinte në Shqipëri dhe të bëhej mbret i saj. Otto Witte, duke vërejtur ngjashmëri të tij me Halim Eddinen, shkoi në Durrës dhe, sipas tij, u kurorëzua mbret nga trupat vendore. Ai gjithashtu pohoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme, bëri një jetë luksi, si dhe i shpalli luftë Malit të Zi, para se mashtrimi të zbulohej. Gjithashtu ai mori një pjesë të konsiderueshme të thesarit të mbretërisë, dhe arriti të ikte jashtë vendit, të paktën kështu tha.

Por historitë e Ottos janë parë si të pamundshme. Së pari, nuk ishte nipi Halim Eddine, por biri i Sulltan Abdul Hamidit, Burhan Eddine, të cilit i ishte ofruar froni në vitin 1914, dhe ai nuk erdhi. Fillimisht, Otto pohoi se kjo aventurë kishte ndodhur në shkurt të vitit 1913; por atëherë Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, kështu që Otto e ndryshoi datën duke e vendosur ngjarjen në gusht 1913.

Nuk ka asnjë dëshmi të burimeve shqiptare për të mbështetur pretendimet e Otos. Megjithatë, ai u bë i famshëm në Gjermani. Policia në Berlin lejoi që karta e tij e identitetit të mbante pseudonimin “ish Mbreti i Shqipërisë”.

Mendohet se Otto Witte ishte gënjeshtar patologjik; për shembull, ai deklaronte se në Gjermani kishte themeluar një parti politike; se kishte qenë kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, dhe se kishte fituar 25.000 nga 230.000 votat në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg – të dhënat e votimeve të atij viti nuk e mbështesin këtë pohim. Interesi në Shqipëri ishte i lartë në botën gjermano-folëse, sepse fuqitë e mëdha kishte zgjedhur një princ gjerman që të ulej në fronin shqiptar.

Villiam Vidit iu afrua ky fron në vitin 1913 dhe ai qëndroi gjashtë muaj; gjithashtu, ngjashmëria në emër Vidi – Witte mund ta ketë nxitur fantazinë e Ottos. Historia e Otto Witte ka një ngjashmëri edhe me romanin aventurë “Prisoner of Zenda” (1894), realizuar film në vitin 1913. Koncepti i librit “Prisoner of Zenda” është i thjeshtë; një turist i zakonshëm merret për mbret, sepse ai i ngjante mbretit të vendit që po vizitonte.

Gazetat dhe revistat e ndryshme e morën historinë e Ottos si fakt dhe e përsëritën a ribotuan atë, përfshi revistën ameriane Time, e cila në gusht 1958, botoi një artikull “The Man Who Was King”, në lidhje me pretendimet e Otto Witte. (Histori: çfarë ka nddodhur më 13 gusht?/astritlulushi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031