Neandertalët dhe Njerëzit

E Premte , 22 Gusht 2014
Leave a comment

neanderthalsSipas një studimi të ri, neandertalët dhe njerëzit modernë kanë bashkëjetuar për rreth 5 mijë vjetë (45.000 -39.000 vjet më parë). Shkencëtarët kanë prova të forta për të sugjeruar se neandertalët kanë jetuar në mbarë Evropën dhe u zhdukën në kohë të ndryshme, duke u zëvendësuar me shpejtësi nga njerëzit modernë…”por sigurisht Neandertalët, kushërinjtë tanë të afërt, nuk janë zhdukur krejtësisht për shkak se disa prej gjeneve të tyre ndodhen në shumicën prej nesh”, thuhet në studimin e një grupi shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit, Angli.

Shkecëtarët analizuan me radiokarbon rreth 200 mostra të eshtrave, nga 40 vende të rëndësishme arkeologjike evropiane. Rezultatet treguan se të dy grupet (neanderterdalët dhe njerëzit) përkuan për një periudhë të konsiderueshme, duke i dhënë kohë mjaftueshme vetes për ndërveprim a hibridizim.

Më parë mendohej se këto lidhje, marrëdhënie, bashkime, kishin ndodhur në Afrikë; studime të tjera të kohëve të fundit kanë sugjeruar se të dyja grupet u ndërlidhën jashtë Afrikës dhe se analizimi i eshtrave me radiokarbon sugjeron se Neandertalët mund të kenë mbijetuar në grupe të vogla në zona të thella të largta të ndryshme të Evropës para se të zhdukeshin plotësisht si specie më vete.

Më parë mendohej se këto lidhje, marrëdhënie, bashkime kishin ndodhur në Afrikë; studime të tjera të kohëve të fundit kanë sugjeruar se të dyja grupet u ndërlidhën jashtë Afrikës dhe se analizimi i eshtrave me radiokarbon, sugjeron se Neanderthalët mund të kenë mbijetuar në grupe të vogla në zona të thella të largta të ndryshme të Evropës para se të zhdukeshin plotësisht si specie më vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031