Efektet psikologjike të komunikimit elektronik

E Diel , 24 Gusht 2014
Leave a comment

Digital mediaAftësitë sociale të fëmijëve mund të jenë në rënie ndërsa ata shpenzojnë më pak kohë për komunikim drejtpërdrejt a ballë-për-ballë për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të mediave elektronike.

Një grup psikologësh pranë Universitetit të Kalifornisë, Los Anxheles (UCLA) vunë re gjatë studimit se fëmijë të klasës së  gjashtë, që qëndruan për pesë ditë pa një smartphone, ose pajisje eletronike, pa televizion apo ekrane digjitale, u treguan më të ndjeshëm në leximin e emocioneve njerëzore në krahasim me moshatarët të tyre që shpenzuan orë të tëra çdo ditë duke kërkuar në pajisjet e tyre elektronike. Rezultatet ishin të njejta si për djemtë edhe për vajzat.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se leximi i emocioneve të shprehura pa fjalë nuk mund të mësohet nga një ekran siç mund të mësohen nëpërmmjet komunikimit ballë për ballë. Pra, nëse nuk keni praktikuar komunikimin ballë për ballë, por vetëm nëpërmjet mediave elektronike, përfshi facebook, twitter etj., ju mund të jeni duke humbur aftësitë e rëndësishme sociale apo të komunikimit ndërnjerëzor. Rezultatet konsiderohen të rëndësishme, duke pasur parasysh se ndryshimet u vunë re  pas vetëm pesë ditësh (kohë-zgjatja e studimit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031