Bakteret në kontroll..

E Hënë , 25 Gusht 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Bacteria1jpegKjo tingëllon si fantashkencë, por duket se bakteret brenda trupit – të cila tejkalojnë qelizat  me rreth 100-fish – shumë mirë mund të ndikojnë në dëshirën e një personi për të ngrënë atë që duan bakteret, dhe jo atë që do njeriu.

Në një artikull botuar javën e kaluar në revistën BioEssays, shkencëtarë nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, Universiteti i shtetit Arizona dhe Universiteti Nju Meksiko konstatuan se mikrobet ndikojnë sjelljen e ngrënies duke favorizuar konsumin e ushqimeve të veçanta me të cilat ato vetë rriten më mirë.

Bakteret kanë kapacitet për të manipuluar sjelljen me ndryshimin e  sinjaleve nervore, duke ndryshuar receptorët e shijes, prodhimin e toksinave që e bëjnë njeriun të ndihet keq, dhe lëshojnë kimikate për ta bërë atë të ndihet mirë: me baktere 100 herë më shumë në numër sesa qelizat në trup, duket se njeriu jeton falë baktereve apo se njeriu varet nga bakteret dhe jo anasjellta.

Në fakt, evolucioni i tumoreve dhe i komuniteteve bakteriale janë të lidhura me disa baktere që zakonisht jetojnë brenda organizmit dhe shkaktojnë kancer në stomak dhe ndoshta kancere të tjerë.

Qëllimi i studimit të mikrobiomës është për të krijuar mundësi për parandalimin e një shumëllojshmërie sëmundjesh nga obeziteti dhe diabeti tek kanceri i stomakut dhe zorrëve.  Kjo është një fushë krejtësisht e pashkelur studimesh, thonë autorët,  prandaj puna mbi rëndësinë e mikrobiomeve është krejt fillestare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031