Thuaj jo vetëm po

E Premte , 29 Gusht 2014
Leave a comment

YesManNjë studim nga Universiteti i Liverpulit sugjeron se, të ndjehesh keq në punë është gjë e mirë…ndërsa, ndryshe nga ç’mendohet,  ndjenja e mirë në vendin e punës mund të çojë në rezultate negative.

Duke eksploruar rolin e emocioneve në vendin e punës, shkencëtarët gjetën, se zemërimi jo gjithmonë shpie në rezultate negative dhe mund të përdoret si forcë për të mirë me anë të vepruarit kundër padrejtësisë nëse motivohet nga shkeljet e perceptuara të standardeve morale; një i punësuar, për shembull, mund të shprehë zemërimin konstruktiv pasi ka parë se një manaxher ka trajtuar me padrejtësi një punëtor tjetër.

Në raste të tilla, zemërimi mund të jetë i dobishëm pasi parandalon a shkurajon përsëritjen e padrejtësive në të ardhmen në vendin e punës. Gjithashtu, duke qenë shumë pozitiv në mjedisin ku punon, ky qëndrim në vend që të rezultojë në produktivitet dhe mirëqenien më të madhe, mund të çojë në vetëkënaqësi, cektësi dhe mediokritet.

Studimi gjithashtu konstaton se në situatë në grup, negativiteti (të mos thënit gjithmonë ‘po’) mund të ketë ndikim të mirë, duke çuar në më pak konsensus a konformitet dhe në më shumë diskutim, që rrit efikasitetin e ekipit.

Studimi i shkencëtarëve të Universitetit të Liverpulit sfidon idenë mbizotëruese se emocionet pozitive (sjellje ‘si urdhëron’)  në vendin e punës japin rezultat pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031