Truri si kompjuteri

E Shtunë , 30 Gusht 2014
Leave a comment

cogscilogo_w300Të moshuarit nuk e humbasin kujtesën, ata vetëm dinë më shumë

Truri funksionon si ‘hard drive’ i një kompjuteri – sa më shumë informacion në të, aq më shumë kohë i duhet për ta tërhequr a kujtuar. Truri i njeriut punon më ngadalë në moshë të vjetër, por vetëm për shkak se ai ka më shumë informacion në kohë, Pra truri i njerëzve të moshuar nuk dobësohet; përkundrazi, thjesht ata dinë më shumë, thuhet në një studim botuar në  “Topics in Cognitive Science” nga një ekip shkencëtarësh gjermanë të Universitetit të Tubingenit.

Duke përdorur kompjuterët, shkencëtarët krijuan një model duke risjellë kujtesa nga faza të ndryshme në jetën e një personi të moshuar; ata vunë re se kompjuteri i ri, punonte më shpejt – dhe anasjelltas, sa më shumë ngarkohej me të dhëna a informata, kompjuteri për këtë arsye ngadalësohej.

Imagjinoni dikë që di ditëlindjet e dy njerëzve dhe mund t’i kujtojë ato pothuajse menjëherë; por a mund të thuhet se ky person ka një kujtesë më të mirë sesa personi tjetër më i moshuar që di ditëlindjet e 2000 vetave, dhe kur e pyesin për ditëlindjen e 10 vetave përgjigja është më e ngadaltë por e saktë në 9 prej tyre? Sa më i ngarkuar, aq më ngadalë ecën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

August 2014
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031