Gjelbërim në vendin e punës

E Hënë , 01 Shtator 2014
Leave a comment

JEPANjerëzit që punonjnë në zyra të prirura për gjelbërim, janë më të lumtur dhe më produktivë, thonë shkencëtarët që kryen studimin më të madh në terren të këtij lloji.

Studimi tregon se një vend pune me gjelbërim ndihmon punonjësit të jenë fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht më të përfshirë në punën e tyre.

Ekipi ndërkombëtar nga Universiteti Exeter në Britani, Universiteti Groningen në Holandë dhe Universiteti Queensland në Australi, botoi rezultatet e studim në revistën e Psikologjisë Eksperimentale; Applied. (JEPA)

Ky nuk është studimi i parë që tregon përfitimet nga mjedisi i gjelbër. Ka të dhëna, për shembull, se banimi në zona të gjelbëra përmirëson shëndetin mendor, dhe se hapësirat e gjelbëra rrisin mirëqenien në qytete.

Por kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë kryer një studim afatgjatë të efektit të gjellbërimit në mjedise reale të punës. Studimi zgjati disa muaj dhe u zhvillua në dy zyra të mëdha tregtare në Holandë dhe Britani

Rezultatet e studimit sfidojnë disa ide moderne të biznesit që thonë se zyrat e zhveshura janë më produktive; ide të tilla kanë shkaktuar që shumë organizata të krijojnë hapësira zyrash të zbrazta, me tryesa të boshatisura, përveç një kompjuteri dhe nëpunësin përpara tij – por studimi vërteton se “hiçi sjell hiç”, pasi prania e gjelbërimit  në mjediset e punës përmirësoi emocionet dhe sjelljet e njerëzve, i gjallëroi ata dhe ndikoi në shtimin e produktivitetit me 15%.

Gjithashtu, një zyrë e tillë u jep punonjësve mesazhin se punëdhënësi kujdeset për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2014
M T W T F S S
« Aug   Oct »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930