Ekonomia dhe gjuha

E Mërkurë , 03 Shtator 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi

CoverEkonomitë e zhvilluara janë faktori më i madh në zhdukjen e gjuhëve të pakicave, konstaton një studim i ri – dhe zbulon ‘pikat e nxehta’ të globit ku gjuhët janë më nën kërcënim, si në Australinë veriore dhe zonat veri-perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë.

Studimi gjithashtu tregon vendet tropikale si Brazili dhe në Himalaja. si Nepali që po përjetojnë rritje të shpejtë ekonomike, si pika të nxehta të ardhshme për zhdukjen e gjuhës.

Studimi, botuar në Proceedings of Royal Society B, thotë se tre komponentët kryesorë të rrezikut janë: numri i vogël i popullsisë (numër i vogël i folësve), zona e vogël gjeografike e banuar dhe ndryshimi i popullsisë – në këtë rast, rënia e numërit të folësve.

Duke shqyrtuar të dhënat gjuhësore nëpërmjet  këtyre mekanizmave, shkencëtarët zbuluan se nivelet e PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) për një banor lidheshin me humbjen e diversitetit gjuhësor: më i suksesshëm ekonomikisht, aq më shpejt zhdukej diversiteti i gjuhës.

Autorët shpjegojnë se ndërsa ekonomia zhvillohet, një gjuhë shpesh vjen për të dominuar sferat politike dhe arsimore të një kombi. Njerëzit për oportunitet janë të detyruar të pranojnë gjuhën mbizotëruese ose rrezikohen të mbeten të jashtë ekonomikisht dhe politikisht. Sigurisht secili ka të drejtë të zgjedhë gjuhën që do, por duke ruajtur gjuhën që po shuhet është e rëndësishme për të ruajtur diversitetin kulturor njerëzor në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2014
M T W T F S S
« Aug   Oct »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930