Në kërkim të varrit të Aleksandrit

E Shtunë , 06 Shtator 2014
Leave a comment

Amphipolis TombRevista Discovery njoftoi para disa ditësh se fotografitë e reja të një varri të madh në kodrën Kasta në Amfipoli – ndërtuar gjatë kohës së Aleksandrit të Madh – tregojnë gjurmë të një afresku blu mbi një mur dhe një dysheme mozaik.

Datuar mes 325 pes – dy vjet pas vdekjes së Aleksandrit të Madh –  varri gjendet në qytetin e lashtë të Amfipolit, në rajonin verilindor të Greqisë, rreth 65 kilometra nga Selaniku.

Spekullimet – se trupi i Aleksandrit të Madh mund të jetë varrosur aty – vazhdojnë. Kjo është  gjithashtu shpresë apo barrë që arkeologët dhe historianët duhet ta shkarkojnë.

Historia thotë se pas vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, tani në Irakun qendror, në vitin 323 pes, trupi i tij, në rrugë për në Maqedoni, u mor nga Ptolemeu (gjeneral i Aleksandrit) dhe u dërgua në Egjipt. Sarkofagu më pas u zhvendos nga Memfis në Aleksandri, kryeqytet i mbretërisë së Ptolemenjëve, dhe aty mbeti deri në fund të antikitetit të vonë (shek IV pes). Se ç’ndodhi më pas me trupin, nuk dihet.

Amfipoli, ka qenë një koloni athinase, që u pushtua nga Filipi i dytë i Maqedonisë më 357 pes.  Nga ky qytet kishin prejardhjen shumë prej gjeneralëve të Aleksandrit të madh; në Amfipoli, gruaja e Aleksandrit, Roksana dhe djali i tyre Aleksandër IV u vranë në vitin 311 pes me urdhër të mbretit Kasandër të Maqedonisë.

Gërmimet kanë filluar tashmë për të zbuluar se kush është varrosur në këtë varr unik – më i madh i lashtë zbuluar ndonjëherë në këtë rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2014
M T W T F S S
« Aug   Oct »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930