Narcisizmi dhe mediat sociale

E Diel , 14 Shtator 2014
Leave a comment

NarcisismNarcisizëm si ndjenjë e madhështisë apo fryrje e vetes –  të qenit legjendë në mendje, dhe të dukesh më i mirë se të tjerët, ose më i mirë se je në të vërtetë –  është tipar që shumica e njerëzve e shfaqin në jetën e tyre – kur arrin një nivel të caktuar, narcisizmi mund të diagnostikohet si çrregullim apo gjendje e semurë psikike.

Me kalimin e kohës, disa shenja bëhen më të dukshme si; çdo bisedë mbështillet rreth vetes, apo qëndrimi arrogant, ose mburrje për vetë-promovim.

Studimet kanë treguar se me përhapjen e mediave sociale; twitter, facebook instagram, etj, narcicizmi është shtuar –  dy të tretat e studentëve në Amerikë në vitet 2000 kishin shkallë narcisizmi më të lartë se sa studentët në vitet 1980. Mediat sociale dhe fotografitë “selfie” janë mjete të reja që narcisistët ndonjëherë përdorin për të promovuar veten ose për t’u dukur më të mirë sesa janë.

Narcisistët (të dashuruarit me veten e reflektuar) ndonjëherë bëhen udhëheqës të mirë dhe partnerë të mirë, për aq kohë sa interesat përputhen – kur jo,  ata mund të bëhen shfrytëzues, shtypës, apo lëndues të njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

September 2014
M T W T F S S
« Aug   Oct »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930