Shkencë – Pse e lagura ndjehet e lagur

E Enjte , 02 Tetor 2014
Leave a comment

7.coverEdhe pse duket e thjeshtë, ndjenja se diçka është e lagësht është e vështirë sepse lëkura nuk ka receptorë që ndjenë kuptimin e lagështisë. Tani, shkencëtarët kanë zhvilluar modelin e parë neurofiziologjik se si njerëzit e kuptojnë lagështinë. Koncepti i lagështisë mund të jetë më shumë një “iluzion perceptual” sepse truri kujton duke u bazuar në përvojat e mëparshme.

Pra si  e kupton një person nëse është lagur ose është duke ecur nëpër një pellg? Një grup shkencëtarësh britanikë propozojnë që perceptimi lagështi është i ndërthurur me aftësinë tonë për të ndjerë temperatura të ftohta dhe ndjenja tilla si presion dhe cilësi. Ata gjithashtu thonë se nervat shqisore bartin temperaturë dhe informacion të prekjes nga lëkura në tru, dhe  për shkak se lëkura me flokë është më e ndjeshme ndaj stimujve termikë, kjo pjesë e trupit do të ishte më e mprehtë për lagështi sesa lëkura e pëllëmbëve e apo  thembrave, të cila janë më të ndjeshme ndaj stimujve të prekjes.

Këto rezultate kontribuojnë në të kuptuarit se si njerëzit interpretojnë lagështinë, dhe paraqesin një model të ri për mënyrën se si truri përpunon këtë ndjesi.

Artikulli “Whys wet feels wet?” botuar në Journal of Neurophysiology,  është theksuar si një nga më të mirët e këtij muaji nga Shqoqata Amerikane e Fiziologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031