Shkencë – Kurioziteti

E Shtunë , 04 Tetor 2014
Leave a comment

indexGjithçka e thënë është e vërtetë – kurioziteti është pasioni i parë dhe i fundit. Një studim mbi kuriozitetin u botua këto ditë në Cell Pess. Studimi zbuloi, siç pritej, se kur njerëzit janë shumë kurioz për të gjetur përgjigje për një pyetje, ata janë më të prirur për ta mësuar këtë informacion. Më e habitshme, megjithatë, ishte se sapo kurioziteti i tyre ndizej, shtohej edhe prirja për mësime të tjera pa qënë medoemos kurioz. Njerëzit ishin gjithashtu më të aftë për ta mbajtur informacionin e mësuar gjatë gjendjes kurioze deri 24 orë.

Së dyti, shkencëtarët gjetën se kur kurioziteti stimulohet, kjo gjendje nxit edhe aktivitetin në pjesën e trurit që lidhet me shpërblimim.

Së treti, kur kurioziteti motivon të mësuarit, kjo gjendje e rrit aktivitetin në hippokampus, rajon i trurit që është i rëndësishëm për formimin e kujtime të reja, si dhe shton bashkëveprimin e hippokampusit dhe qarkut të shpërblimit. Pra, kurioziteti rekruton sistemin e shpërblimit, dhe ndërveprimet midis këtij të fundit dhe hippokampusit duket se e vënë trurin në gjendje për të mësuar dhe mbajtur informata, edhe nëse informacioni nuk është me interes të veçantë ose rëndësi.

Këto zbulime mund të gjejnë përdorim në mjekësi dhe më gjerë (për shembull, në pjesë të trurit që mbështeten në dopaminë, tek të moshuarit ose njerëzit me kushtet neurologjike). Gjithashtu, kuptimi i marrëdhënies midis motivimit dhe kujtesës mund të nxisë përpjekje të reja për të përmirësuar kujtesën tek të moshuarit e shëndetshëm dhe për të zhvilluar qasje të reja për trajtimin e pacientëve me çrregullime që prekin kujtesën. Dhe në klasë ose në vendin e punës, të mësuarit a të lexuarit e një material që mund të konsiderohet i mërzitshëm mund të bëhet interesant në qoftë se instruktorët apo manaxherët janë në gjendje të shfrytëzojnë fuqinë e kuriozitetit të punëtorëve duke e lidhur me diçka që ata janë të natyrshëm të motivuar për të mësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031