Shkencë – Lidhje gjenetike

E Enjte , 09 Tetor 2014
Leave a comment

native-american-indianKërkimet gjenetike dhe arkeologjike në 10 vitet e fundit kanë zbuluar se pothuajse të gjithë evropianët e sotem zbresin nga përzierja e dy popullsive të lashta. Por kjo rezulton se nuk është histori e plotë.

Shkencëtarë në Harvard dhe UniversitetinTubingen në Gjermani kanë dokumentuar tashmë kontribut gjenetik nga një paraardhës i tretë, Eurasiatikun e Veriut. Ky grup ka ADN-në që ka kontribuar te evropianët e sotëm, si dhe te njerëzit që udhëtonin nëpër ngushticën e Beringut në Amerikë më shumë se 15.000 vjet më parë. Këto të dhëna u botuan në një studim të publikuar në shtator në revistën Nature.

Për të hetuar misterin e vazhdueshëm të trashëgimisë së evropianëve dhe marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës, ekipi ndërkombëtar mblodhi dhe renditi ADN-në e më shumë se 2,300 njerëzve të ditëve të sotme nga e gjithë bota dhe të 9 njerëzve të lashtë nga Suedia, Luksemburgu dhe Gjermania.

Eshtrat e lashta erdhën nga tetë gjuetar-mbledhës të cilët jetonin rreth 8.000 vjet më parë, para ardhjes së bujqësisë në Evropë, dhe nga një bujk nga rreth 7000 vjet më parë.

Shkencëtarët përfshinë gjithashtu sekuenca gjenetike të fermerë të hershëm të tillë si Otzi ose Iceman.

Ata zbuluan se prejardhja e lashtë Euraziatike veriore është proporcionalisht komponent i vogël kudo në Evropë, kurrë më shumë se 20 për qind, por në gati çdo grup Evropian ekzistojnë popullata nga Kaukazi dhe Lindja e Afërme. Kjo tregon se një transformim i thellë duhet të ketë ndodhur në  Eurazinë perëndimore pas arritjes së bujqësisë.

Në kohën e këtij zbulimi Euraziatikët e Veriut ishin një “popullsi fantazmë” – një grup i lashtë i njohur vetëm përmes gjurmëve të lëna në ADN-në e njerëzve të ditëve të sotme. Por, në janar, një grup i veçantë arkeologësh gjeti mbetjet fizike të dy Eurazianëve të lashtë te Veriut në Siberi, dhe kjo krijoi mundësinë të studiohet se si ata janë të lidhur me popullatat e tjera.

Vetëm tani ekipi ishte në gjendje për të nxjerrë një përmbledhje studimore për shkak të numrit të kufizuar të mostrave të ADN-së lashtë. Sepse  nuk është e lehtë; modeli tresh nuk tregon histori të plotë për rajone të caktuara të Evropës. Grupet e Mesdheut të tilla si Maltese, dhe hebrenjtë Ashkenazi, kishin më shumë prejardhje të Lindjes së Afërme se sa ishte parashikuar, ndërsa evropianët verilindore si finlandezët, si dhe disa rusë të veriut, kishin më shumë prejardhje të Azisë Lindore në atë kohë në përzierje.

Por pjesa më befasuese e projektit, megjithatë, ishte zbulimi i basalit Euraziatik – dhe se kjo ndarje ndodhi para se të krijoheshin aborigjenët e Australisë apo indianët e Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031