Muzikë darviniane

E Martë , 14 Tetor 2014
Leave a comment

DarwinTunesShkencëtarët nga Imperial College në Londër kanë shpikur një mënyrë për të prodhuar muzikë pa kompozitor. Ata kanë programuar një kompjuter për të prodhuar tinguj të rastit dhe analizojnë mendimet e konsumatorëve të muzikës.

Rezultati është muzikë e sofistikuar dhe ritme të njohura.

Rezultatet mund të ndihmojnë shpjegimin pse prirjet e njohura muzikore vazhdimisht zhvillohen dhe pse format tradicionale muzikore mund të vazhdojnë për mijëra vjet.

Shkencëtarët u përpoqën të provonin teorinë se ndryshimet kulturore në gjuhë, art dhe muzikë zhvillohen nëpërmjet seleksionimit darvinian natyror, në mënyrë të ngjashme me gjallesat. Por a mund të ekzistojë muzikë pa qenë produkt i një akti të vetëdijshëm, krijues? Nëse po, çfarë do të tingëllote si muzikë? Do të ishte ajo e njëjta melodi ideale e të gjithëve?

Në kuadër të eksperimentit, në algorithëm kompjuterik, i quajtur DarwinTunes, janë vendosur rreth 100 pjesë muzikore, çdo njera prej të cilëve  8 sekonda i gjatë.

Dhe dëgjuesit vazhdimisht rendisin pjesët muzikore më të evoluar si më tërheqëse. Por ajo që shkencëtarët me të vërtetë kërkojnë është nëse muzika mund të bëhet tërheqëse edhe në një mjedis më darvinian, më evolues, me qindra dëgjues, që ofronjë reagimet e tyre.

Publiku mund të vazhdojë të ndihmojë muzikën të evoluojë, duke marrë pjesë në eksperimentin DarwinTunes në http://darwintunes.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031