Shkencë: Ebola

E Premte , 24 Tetor 2014
Leave a comment

PeerJjpegNjë studim i ri po ndihmon për të rishkruar historinë e familjes së filoviruseve, në të cilën Ebola dhe i afërmi i saj vdekjeprurës, virusi Marburg, kanë ekzistuar që para  23-milionë vjetëve.

Studimi, i publikuar në revistën PeerJ, shton tek shkencëtarët njohuri për filoviruset, per të cilat ekspertët dikur besonin se erdhën në ekzistencë rreth 10.000 vjet më parë, duke përkuar me rritjen e bujqësisë. Studimi i ri shtyn moshën e familjes së këtyre viruseve në kohën e majmunëve, 23 milionë vjet më parë.

Njohja e evolimit të Ebolës dhe Marburgut mund të ndikojë në projektimin e vaksinave dhe programeve që identifikojnë patogjenet në zhvillim.

Shpërthimi i parë i Ebolës në njerëz ka ndodhur në vitin 1976, dhe shkencëtarët ende dinë shumë pak për historinë e virusit – e njëjta mungesë informacioni është për virusin Marburg, i njohur në njerëz në vitin 1967.

Të kuptuarit e lashtësisë së viruseve mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes. Duke ditur më shumë rreth filoviruseve në përgjithësi mund të sigurohet informacion se cilat lloje insektesh a kafshesh mund të shërbejnë si “rezervuare” që ruajnë patogjenet lidhur me Ebolën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031