Shkencë: Konkurrenca

E Enjte , 30 Tetor 2014
Leave a comment

1coverPothuajse të gjitha organizmat në botë konkurrojnë me anëtarët e specieve të tyre. Megjithatë, individët ndryshojnë dukshëm; disa janë shumë konkurrues dhe të etur për të patur qasje në burimet e cilësisë së lartë, ndërsa të tjerët duke bërë përdorimin e kujdesshëm të burimeve që mbeten. Për më tepër, shkalla e konkurrencës duket se luhatet në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e kohës. Për të analizuar zhvillimin e konkurrencës, një ekip i shkencëtarëve nga Universiteti i Bonit (Gjermani), dhe Groningen (Holandë) zhvilluan një model që pasqyron idenë se konkurrenca vjen me një çmim; individët që investojnë shumë në jetë për burime të cilësisë së lartë, bëhen të paaftë në shfrytëzimin maksimal të këtyre burimeve.

Një studim teorik i publikuar në Nature Communications hedh dritë  mbi këto gjetje. Autorët tregojnë se evolucioni i konkurrencës ka një tendencë të fortë drejt diversifikimit. Kur konkurrenca është favorizuar nga jashtë, ajo mund të destabilizojë kafshët dhe shoqëritë njerëzore, dhe në raste ekstreme madje të kërcënojë mbijetesën e tyre.

Por artikulli nuk thotë shumë për konkurrencën në njerëz; megjithatë, edhe mes tyre është diversitet i madh –  individë me aftësi të lartë konkurruese shpesh duken më pak të kujdesshëm në shfrytëzimin e burimeve të tyre. Për këtë arsye mund të spekullohet se nxitja e jashtme e konkurrencës nga ana e presionit shoqëror, e ngjashme me stimulimin, mund të çojë në një humbje të burimeve, duke kërcënuar mbijetesën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2014
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031