Shkencë: Botë paralele

E Shtunë , 01 Nëntor 2014
Leave a comment

universesAkademikë po sfidojnë themelet e shkencës kuantike me një teori të re radikale bazuar në ekzistencën dhe ndërveprimet mes universeve paralele.

Në një letër të botuar në revistën Physical Review X, shkencëtarë të fizikës teorike nga Qendra Griffith për Dinamikën Kuantike, dhe nga Universiteti i Kalifornisë, i marrin botët paralele bashkëvepruese nga fanta-shkenca për t’i sjellë në sferën reale.

Ekipi propozon se botë paralele me të vërtetë ekzistojnë; ato ndikojnë njëra-tjetrën, dhe kjo mund të shpjegojë çdo gjë që është e paqartë në lidhje me mekanikën kuantike.

Teoria kuantike është e nevojshme për të shpjeguar se si funksionon universi në shkallë mikroskopike. Por kjo është tejet e vështirë të kuptohet, pa shkelur ligjet e shkakut dhe pasojës – qasja e fundit ofron një perspektivë të re dhe të guximshme në këtë fushë enigmatike.

Ideja e universeve paralele në mekanikën kuantike doli për herë të parë aty nga viti 1957. Në interpretimin e shumë-botëve, secili univers degëzohet në universe të tjera çdo herë që bëhet një matje kuantike.

Bota që përjetojmë është vetëm një nga një numër gjigant botësh – disa janë pothuajse identike me tonën, ndërsa shumica janë shumë të ndryshme.

Bukuria e qasjes është se nëse kjo është thjesht teori, atëherë bota jonë mbështetet në mekanikën e Njutonit; nëse ka një botë paralele, kjo riprodhon mekanikë kuantike; dhe nëse jo, atëherë parashikohet diçka e re që nuk është as teori e Njutonit dhe as teori kuantike.

Aftësia për t’iu qasur evolucionit kuantik duke përdorur një numër të caktuar universesh mund të ketë pasoja të rëndësishme në dinamikën molekulare, e cila është e rëndësishme për të kuptuar reaksionet kimike dhe veprimin e barnave.

Këto janë idetë të mëdha, jo vetëm nga pikëpamja konceptuale, por edhe për zbulimet e reja që mund të sjellin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2014
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930