Arkeologji: Troja

E Enjte , 06 Nëntor 2014
3 comments

TroyTroja, qyteti luksoz i parahistorisë, shkatërruarr nga grekët me dredhi me një kalë prej druri, do të zbulohet rishtas nga një ekip ndër-disiplinor arkeologësh dhe shkencëtarësh – Ekspedita  udhëhiqet nga arkeologë të Universitetit Wisconsin-Madison.

Troja është gur prove i qytetërimit perëndimor, edhe pse është gërmuar në të kaluarën, ka ende shumë për të thënë. Plani është për të zgjeruar punën në zonat e pashkelura për nxjerrjen edhe më shumë informacion në lidhje me njerëzit të cilët jetonin këtu mijëra vjet më parë.

Lufta e Trojës u përjetësua në poemën epike Iliada të Homerit shekuj pas ngjarjeve të konflikti. Vendi mbeti i pushtuar për rreth 4500 vjet, që nga fillimi i Epokës së Bronzit deri në shekullin e 13 pas Krishtit, kur u braktis, u mbulua nga miti – dhe u zbulua në vitin1870 nga biznesmeni gjerman Heinrich Schliemann, puna e të cilit hodhi themelet për arkeologjinë moderne.

Troja, në Turqinë moderne, është vendosur në Dardanele, udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe një pikë e nxehtë për konflikt në kohët e lashta dhe moderne.Vendi arkeologjik është pjesë komplekse e historisë dhe parahistorisë, me 10 qytete të ngritura njëri mbi tjetrin, dhe me dëshmi për shkatërrim të dhunshëm.

Pas zhdukjes së Trojës në fund të epokës së Bronzit, vend u ri-mor nga grekët, romakët dhe të tjerët – që të gjithë pretendonin Trojën e Homerit dhe karakteret e tij – Akilin, Helenën, Priamin dhe Ajaks – si trashëgim kulturorë. Qyteti antik u vizitua nga persianët e Kserksit, Aleksandri i Madh, dhe perandorë romakë, duke përfshirë Augustin dhe Hadrianin. Poema epike e Homerit për një epokë të humbur, për heronjtë legjendarë dhe për Luftën e Trojës ka shërbyer si burim frymëzimi për artin dhe letërsinë si asnjë tjetër.

Edhe pse arkeologët kanë gërmuar në Trojë për gati 140 vjet, me përjashtim të një pauze 50-vjeçare mes viteve 1938 dhe 1988, më pak se një e pesta e saj është zbuluar shkencërisht. Prandaj Troja shihet si thelbësore për pyetje në lidhje me zhvillimin e qytetërimit në Evropë dhe Lindjen e Afërt.

Në kulmin e saj, kështjella e Trojës, me mure të trasha 12 metra dhe mbi 30 metra të larta, shtrihej në hapësirë prej rreth 6 hektarësh. Një qytet me mure më të ulëta mbulonte një hapësirë prej 50 hektarësh, shumë prej të cilëve të paeksploruara. Varreza mbretërore e Trojës së lashtë, për shembull, ka ende për të thënë. Boshllëqe të mëdha në njohuri përfshijnë identitetin e trojanëve parahistorikë, vendndodhjen e varrezave kryesore dhe natyrën e sistemit të shkrimit të tyre.

Në punën e tyre në Trojë, shkencëtarët planifikojnë një rrjet bashkëpunimi për të përdorur teknika të fuqishme të reja shkencore për të zbuluar të dhënat e fshehura të qytetit të lashtë dhe banorëve të saj. Metodat e reja për të shqyrtuar mbetjet kimike në qeramikë,  kuzhina e lashtë dhe sallat bankete, për shembull, mund të zbulojnë sekretet e kuzhinës, ndërsa analizat e gjenomit të mbetjeve të njeriut dhe të kafshëve mund të hedhin dritë mbi sëmundjet në këtë udhëkryq të qytetërimit. Pjesa më e madhe e punës së re në fushën e “arkeologjisë molekulare”, e cila përfshin sekuenca e ADN-së dhe analizën e proteinave, do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Bioteknologjisë UW-Madison.

3 responses to “Arkeologji: Troja”

  1. arbeni x says:

    interesante.. ndoshta fakti se per 150 vjet nuk eshte zbuluar ndonje gje e madha tregon se nuk ka mbetur shume per tu zbuluar…
    arben x.

  2. Pershendete quhem Nazmi zendeli i lindur ne f, Luboten te Shkupit banues ne Shkup lagja Cair, deshiro te emi ne kontakt ne lidhje me te dhenat e vende ndodhjes se Trojes, edhe une mirem me kerkimet arkelogjike ne Maqedoni, Kosov dhe Shqipri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2014
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930