Ngrohje apo ftohje globale?

E Enjte , 04 Dhjetor 2014
Leave a comment

GlobeNuk ka ngrohje globale, as ka pasur për shumë vite, dhe tani dihet me siguri se Toka po shkon drejt ftohjes, thuhet në një studim. Korporata për Kërkime shkencore në Hapësirë, në Orlando, Florida,  thotë se ka zbuluar një cikël diellor që po e shtyn planetin në një fazë të rrezikshme të ftohjes.

Toka aktualisht po përjeton një fenomen i njohur si ‘letargji diellore,’ ku sasia e energjisë së ngrohjes emetuar nga dielli është ulur në mënyrë dramatike.

Fillimi i efekteve të kësaj ftohjeje duhet të ndodhë diku në fillim të viteve 2030, kur dimri do të zgjatet, do të bëhet më i ashpër, kulturat bujqësore do të preken, dhe mbjelljet e vjeljet do të pengohen nga temperaturat e akullta, uria, trazira globale, dhe luftra janë zhvillime të cilat studimi sugjeron se ka të ngjarë të lindin ndërsa temperatura globale bie. Kjo është teori relativisht e re.

Shumica e shkencëtarëve pajtohen që njerëzit janë duke kontribuar në ndryshimin e klimës. Një studim ka gjetur se 97% e njerëzve të pyetur pajtohen se temperaturat globale janë rritur gjatë shekullit të kaluar dhe vetëm 5% nuk pajtohen se aktiviteti njerëzor është shkak.

“Ngrohja globale” u bë term mbizotërues pas qershorit të vitit 1988, kur një shkencëtar i NASA-s deklaroi në një konferencë se ndryshimi i klimës ka arritur një nivel të lartë nga efekti serrë dhe  çlirimi i gazrave industrialë – ai e quajti këtë “ngrohje globale”. Kjo dëshmi u njoftua gjerësisht në media dhe më pas “ngrohja globale” u bë term i përdorur në debatin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031