Shkencë: Gjitarët

E Shtunë , 06 Dhjetor 2014
Leave a comment

cynodont therapsidsGjitarët e parë u ngritën në periudhën Triasik më shumë se 250 milionë vjet më parë – ata atëherë ishin kryesisht trup-shkurtër, mbuluar me qime a flokë, dhëmbë të mprehtë, hundë të gjatë, tru të madh, dy-këmbësh; të gjitha karakteristika që i dallonin nga paraardhësit e tyre zvarranikë.

Megjithatë, studimi i ri (Universiteti Lincoln, Britani) tregon se këto karakteristika të veçanta u zhvilluan gradualisht në hapësirë të gjatë kohore, dhe se gjitarët e parë mund të kenë lindur si rezultat i shkatërrimit masiv (nga zjarri, përmbysjet a përmbytjet) që zhduku 90 për qind të organizmave detare dhe 70 për qind e specieve tokësore.

Zhdukjet masive janë parë tërësisht si negative. Por, në këtë rast, gjitarë të llojit “cynodont therapsids”, ku përfshihen një numër shumë i vogël speciesh, vërtetë ishin në gjendje për t’u përshtatur a dalë mbi kafshët e tjera mishngrënës e barngrënës.

Një rol mund të ketë luajtur edhe diversiteti – gjatë kësaj periudhe, Triasik, cynodonts u ndanë në dy grupe, bar-ngrënës dhe mish-ngrënës – dhe kur një grup diversifikohet ai zgjeron numrin e specieve.

Dhe fakti është se të afërmit e lashtë më të ngushtë të gjitarëve – cynodont therapsids – jo vetëm mbijetuan zhdukjen më të madhe masive të të gjitha kohërave, por si pasojë, begatuan, duke krijuar një numër gjitarësh të tjerë. Dhe diversifikimi vazhdon – të aftë, të paaftë, të mirë, të këqinj, të pasur, të varfër, të ndarë, në luftë, herë fiton njëri, herë tjetri – të gjithë në drejtime të ndryshme, larg nga lloji i parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031