Psikologji: Besimet

E Premte , 12 Dhjetor 2014
Leave a comment

ReligionLëvizjet asketike dhe moralizuese që krijuan traditat fetare – Budizmi, Judaizmi, Hinduizmi, Krishtërimi dhe Islamizmi – të gjitha u ngritën rreth të njëjtën kohë në tre rajone të ndryshme në Euroazi. Në një studim në Cell Press, shkencëtarët thonë se kanë krijuar një model bazuar në histori dhe psikologji, për të shpjeguar pse shfaqjet e feve janë ndikuar nga rritja e standardeve të jetesës.

Një implikim është që fetë ashtu edhe lëvizjet laike kanë të përbashkët më shumë se sa mendohej. Përtej doktrinave, ato godasin lehtë në të njëjtat sisteme shpërblimi (në tru).

Feja merret me shqetësimet shpirtërore dhe morale, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në shoqëritë e lashta, për shembull, traditat fetare përqëndroheshin në rite, kurbane, e tabu për të shmangur të keqen.

Kjo ndryshoi midis 500 pes dhe 300 pes – kohë e njohur si Epoka e Sopatave – kur doktrina të reja u shfaqën në tri zona në Euroazi, dhe të gjitha theksonin vlerën e kuptimit personal, idenë se ekzistenca njerëzore ka një qëllim – të dallueshëm nga suksesi material – që shtrihet në përvojë morale; në kontrollin përmes moderimit në ushqim, seks, ambicie, etj;  përmes asketizmit me agjërim, veçim e maturi; dhe dhembshuri, duke ndihmuar dhe vuajtur me të tjerët.

Shumë dijetarë kanë argumentuar se shoqëritë mund të funksionojnë më mirë për shkak të moralizimeve të fesë, por disa nga perandoritë e lashta më të suksesshme kishin perëndi çuditërisht jo-morale – Egjipt, Perandoria Romake, Aztekët, Incasit, dhe Maya.

Studimi i ri, teston teori të ndryshme për të shpjeguar historinë duke kombinuar modelin statistikor material me teoritë psikologjike të bazuara në qasjet eksperimentale. Sipas njërës prej tyre, pasuria shpjegon kalimin drejt feve moralizuese kur individët kanë të sigurt ushqimin dhe strehën, si në kohën e tashme.

Kjo paqe e mendjes ishte ide krejtësisht e re në atë kohë. Njerëzit që jetojnë në shoqëri fisnore apo perandori arkaike shpesh përjetojnë uri, sëmundje dhe strehë të pasigurt. Por shtimi i popullsisë, si dhe urbanizimi në “Periudhën e Sopatave” sugjeron se, për njerëz të caktuar, gjërat filluan të ndryshonin për mirë, dhe besimet zunë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031