Arkeologji: Parahistori

E Diel , 14 Dhjetor 2014
Leave a comment

archeologyNjë ekip nga Universiteti i Kentuckyt zbuloi prova të  dy vendbanimeve të humbura në Italinë veriore. Duke përdorur ekspertizën  arkeologjike dhe teknologjinë moderne, të dhënat e mbledhura tregojnë ekzistencën e një vendbanimi romak ngritur mbi një vendbanimi të mundshëm parahistorik.

Përdorimi i teknikave dhe instrumenteve gjeofizike ndihmuan për zbulimin e karakteristikave arkitektonike –  teknikat gjeofizike janë një mënyrë për të parë nën tokë pa gërmuar nën të.

Ekipi përdori një magnetometër dhe një radar – magnetometri për të matur ndryshimet në intensitetin magnetike të tokës; ndërsa radari dërgon valët në tokë dhe lexon reflektimin. Pastaj leximet e pajisjeve analizohen për të interpretuar gjetjet dhe për të krijuar një hartë të asaj që ndodhet nën sipërfaqe.

Së pari, arkeologët zbuluan dëshmi të një rruge dhe mure që  tregonin praninë e ndërtesave. Vendbanimi mund të ketë qenë aty nga viti 400 pes deri në shekullin IV të erës sonë.

Ndërsa “gërmuan më thellë” leximet nga instrumentet gjithashtu zbuluan disa struktura të mëdha rrethore nën vendbanim që mund të jenë vetëm parahistorike.

Ato mund të jenë dëshmi e vendbanimit të një popullsie autoktone parahistorike, para-romake, që mund të datojë nga periudha e Neolitit 10,000 pes deri në atë të bronxit rreth 1100 pes. Emri i vendbanimit të lashtë mund të ketë qenë Dripsinum, i cili nuk përfshihet në asnjë hartë moderne. Burime të lashta tregojnë se dripsinatët (treshët, të tretët), komunitet nën-Alpin, kanë jetuar në Italinë veriore, sot pranë Tressinos. Ata përmenden nga studiues të antikitetit, përfshi Plinin e vjetër (viti 23 – 79),  në Historinë Natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031