Shkencë: Shenja të bujarisë në tru

E Shtunë , 20 Dhjetor 2014
Leave a comment

chilldrenKa shumë lloje të sjelljeve pro-sociale, të cilat mësohen në fëmijëri. Edhe pse fëmijët janë ndihmues nga natyra, ndarja apo dhënia ka tendencë të jetë egoiste.

Neuroshkencëtarë të Universitetit të Çikagos kanë gjetur shënues të veçantë të trurit që parashikojnë bujarinë tek fëmijët, dhe kjo lidhet me proceset e vlerësimit shoqëror dhe moral.

Bujaria tek fëmijët rritet ndërsa moshohen. Rezultatet e studimit demonstrojnë se fëmijët shfaqin skenarët që tregojnë gatishmërinë për të ndihmuar dhe sjellje të dëmshme. Më vonë, sjellja egoiste bëhet më e kontrolluar dhe përgjigjet nervore priren drejt bujarisë.

P.sh., fëmijët luajtën një version të modifikuar të një skenari të quajtur “lojë diktator”, dhe u vu re se natyra e animacioneve duke parë filmin ndikon mundësitë e sjelljeve të fëmijëve në të ardhmen.

Rezultatet hedhin dritë mbi teorinë e zhvillimit moral duke dokumentuar kontributin përkatës të proceseve njohëse që përforcojnë sjelljen morale.

Ky është studimi i parë neuro-zhvillimor i ndjeshmërisë morale që drejtpërsëdrejt lidh vlerësimet e nënkuptuara dhe ato aktuale morale, si dhe identifikon shënuesit specifikë të secilit. Këto rezultate japin një ide interesante se duke inkurajuar fëmijët të reflektojnë mbi sjelljen morale të të tjerëve, mund të nxitet edhe bujaria.

Tani studime të ngjashme po kryehen me fëmijë edhe më të rinj, të moshës 12 deri në 24 muaj, për të parë se kur shënuesit nervorë për bujarinë bëhen të dallueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031