Shkencë: Shikim me ngjyra

E Diel , 21 Dhjetor 2014
Leave a comment

visionShimpanzetë shohin si njerëzit, me ngjyra, apo ndoshta njerëzit shikojnë si shimpanzetë.

Shumë mutacione gjenetike në pigmentet e syve, ishin të nevojshëm që njerëzit të zhvilloheshin nga një gjitar primitiv në qenie në gjendje për të parë të gjitha ngjyrat e ylberit.

Pas më shumë se dy dekada kërkimesh, shkencëtarët në universitetin Emory (Atlanta, Xhorxhia) kanë një tablo të hollësishme të zhvillimit të shikimit me ngjyra. Ata ndoqën të gjitha rrugët e evolucionit, duke shkuar prapa 90 milion vjet, dhe tani i njohin këto rrugë molekulare në nivel kimik, gjenetik dhe funksional.

Kishte vite që shkencëtarët tërhiqeshin nga të fshehtat e zhvillimit të syrit të njerëzve. Ata filluan me vlerësimin e proteinave të tej-lashta, pastaj kryen eksperimente me to. Kjo teknikë kombinoi mikrobiologjinë me llogaritje teorike, biofizikën me kiminë kuantike dhe inxhinierinë gjenetike.

Rreth 90 milionë vjet më parë, paraardhësit primitivë të njeriut e shihnin botën vetëm me dy ngjyra, të errët dhe të kuqe të errët. Por 30 milion vjet më parë, ata  kishin evoluar, duke fituar aftësinë për të parë spektrin e plotë të ngjyrave të dritës.

Studiuesit identifikuan mbi 5000 rrugë të mundshme se si amino acidet mund të ndryshojnë për të sjellë ndryshimet gjenetike që nevojiteshin për të parë me ngjyra.

Evolucioni i shikimit tek gjitarët ishte i ngadaltë, në krahasim me kafshët e tjera, si p.sh. peshku, ndoshta sepse mjedisi i gjitarëve ndryshon shumë më ngadalë.

Për rreth 80 për qind të 5000 rrugëve studimet u ndërprenë për shkak të një proteine jo-funksionala, sepse, thonë kimistët,  në se një mutacion ndodh para tjetrit, dy kanale në membranë bllokohen. Në 20 për qind të rrugëve që mbetën të mundshme, paraardhësit e njeriut përdorën vetëm një dhe kjo ndihmoi evoluimin e të parit.

Shkencëtarët thonë se ishte ndryshimi i 3 amino acideve që çoi paraardhësit e njeriut në zhvillimin e një pigmenti të gjelbër, i cili hapi udhën shikimin me ngjyra.

Njeriu i parë (homo sapiens) doli në Afrikë rreth 200.000 vjet më parë, falë ndryshimeve të thella të klimës, kur tiparet e njeriut – sytë që shihnin me ngjyra, truri i madh, ecja drejt mbi dy këmbë, etj. – ishin zhvilluar plotësisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031