Zgjim ndërgjegjës

E Diel , 21 Dhjetor 2014
Leave a comment

awakingPërvojat transhendente, transformuese, prekin njerëzit duke i bërë të ndryshojnë rrënjësisht. Kjo, kur njeriu kupton se është qenie ndërdimensionale, përgjegjës për jetën dhe jo viktimë, thuhet në ‘New Consciousness Review’.

Zgjim i ndërgjegjes është kur të menduarit dhe vetëdija ndahen; apo kur ndërgjegjësimi merr nga të menduarit – shpesh quhet ‘zgjim pa mendje’.

Ka mënyra të ndryshme zgjimi; ka edhe qasje të ndryshme për të bërë diçka me të, duke transformuar njerëz nga çdo fushë e jetës të bëhen shërues, mësues, filantropë dhe mbrojtës të pasionuar të çështjeve të mira.

Sa më shumë që është zgjim i vetëdijshëm, aq është edhe zgjim i ndërgjegjes në realitetin e përditëshëm; njeriu bëhet qenie e informuar nga natyra; ai shtyn mënjanë zhurmat e përditëshme për të dëgjuar zërin e brendshëm që e lidh atë me universin, dhe Universi vetë-organizohet për të ndihmuar njeriun që dorëzohet në të.

Në librin ‘What Wags the World’, Miriam Knight, sjell shembuj  të njerëzve që kanë përjetuar zgjim transformues të ndërgjegjes, përfshi ish komandanten e marinës Suzanne Giesemann apo shkrimtaren Anita Moorjani, e cila thotë se u shërua nga kanceri pas kthimit nga një përvojë pranë vdekjes.

Edgar Cayce, 1877 – 1945, i konsideruar si ati mjekësisë holistike, e përshkruan zgjimin e ndërgjegjes me një korridori pafund, me dyer të gjitha të hapura, me mundësinë e diçkaje më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

December 2014
M T W T F S S
« Nov   Jan »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031